Suspendohet gara për “Miss Venezuela”, dyshime për korrupsion

Life style

Suspendohet gara për “Miss Venezuela”, dyshime për korrupsion

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:20
Miss dhe Mister Venezuela është suspenduar

Konkursi i Bukurisë “Miss Venezuela” është suspenduar pas paraqitjes online të akuzave për favore seksuale dhe korrupsion financiar.

Ish pjesëmarrëset e Miss Venezuela kanë akuzuar konkurrentet tjera se kanë marrë para nga biznesmenë dhe zyrtarë të qeverisë në shkëmbim të favoreve seksuale.

Aktualisht konkursi për Miss dhe Mister Venezuela është suspenduar, ndërsa ka paralajmëruar një shikim të brendshëm lidhur me këto pretendime.

Gjithë kjo filloi kur nisi një rast anti-korrupsion kundër kompanisë shtetërore të naftës, dhe u bënë një numër arrestimesh vitin që shkoi.

Më pas konkurrentet e Miss Venezuela kanë deklaruar se disa nga gratë pjesëmarrëse në garë kanë përfituar nga korrupsioni i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat