Nuk duhet në asnjë mënyrë të konfliktoni me këto shenja të horoskopit!

Life style

Nuk duhet në asnjë mënyrë të konfliktoni me këto shenja të horoskopit!

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Sipas astrologjisë, disa shenja janë më agresive se të tjerat….

Dashi

Dashi dallohet për kokërfortësinë, impulsivitetin dhe agresivitetin e tij. Nëse jeni në konflikt me një dash, me siguri do të humbisni. Ndihen kollaj të frustruar dhe të sulmuar. Kur nxehen dashët janë shumë insntiktivë dhe dramatikë.

Luani

Luani është shumë kurajoz, social dhe i sigurt në vetvete. Kjo do tëthotë se shenjës së Luanit nuk i pëlqejnë kërcënimet dhe nuk  bën mbrapa kur sfidohet. Në rast të një konflikti, luani bëhet shumë agresiv.

Akrepi

Akrepi dallohet për karakterin e tij brutal dhe shumë të sigurt. Kur gjërat nuk shkojnë mirë për të, akrepi mund të nxehet dhe të bëhet agresiv e mizor.

Nëse keni pasur ndonjëherë konflikt me një akrep, të jeni të sigurt se nuk do ta ketë harruar. Edhe gjërat më të parëndësishme mund ta trondisin. Kujdes me të!

Shigjetari

Shigjetari mund të jetë shumë i bezdisshëm, por në të njëjtën kohë edhe shumë social. Shigjetari nuk ka frikë ta shprehë opinionin e tij. Mendon gjithmonë se ka të drejtë. Ndonjëherë për të është e vështirë ta fshehë sjelljen e tij aggressive. Në rast konflikti, do të gjejë zgjidhjen më logjike për të fituar debatin ose sherrin.

Bricjapi

Bricjapi është kokëfortë dhe i paepur. Nëse po hyni në një konflikt me një bricjap, sigurohuni që të mos zgjasë për shumë kohë. Bricjapi beson se ka gjithmonë të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat