Ka gra që kanë një shqisë të gjashtë, e cila nuk gabon kurrë

Life style

Ka gra që kanë një shqisë të gjashtë, e cila nuk gabon kurrë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:18
Ilustrim

Burrat gënjejnë. E kanë bërë ngaherë. E bëjnë mbi të gjitha kur janë në vështirësi dhe po zbulohen. Gënjejnë për vonesat, për situatën ekonomike, për sukseset profesionale; por më shumë gënjejnë në dashuri. Ndonjëherë gënjejnë edhe kur thonë se ju duan. Por e bëjnë keq. Shumë keq.

Por ka gra që kanë dhuntinë e një intuite të zhvilluar, një ndjeshmëri aq të madhe sa të ngjall frikë. Ato i përkasin këtyre pesë shenjave:

DEMI

LUANI

PESHQIT

AKREPI

PESHORJA

Këto pesë shenja kanë një sens të gjashtë aq të zhvilluar, saqë ndonjëherë të trembin. Dhe jo vetëm në çështjet e dashurisë, ndonjëherë arrijnë të parashikojnë dhe ngjarjet. Mikeshat e tyre i quajnë shtriga, por bëhet fjalë thjesht për një sens të gjashtë shumë të fortë, që deri tani nuk i ka gënjyer asnjëherë.

Ato e ndjejnë brenda atë zërin që u thotë të bëjnë kujdes, u shfaqet në ëndërr, i bezdis… Kjo i bën të jenë përherë një hap përpara.

Dinë kur ta ngrenë kokën, pa e ndeshur ende rrezikun, u mjafton të dëgjojnë të flitet, të dëgjojnë të flitet shumë, apo në një mënyrë të caktuar… U mjaftojnë ato rrëfime pakëz ironike, dhe pastaj ka të tjera që mjafton t’i shohin një herë, vetëm një herë, për të kuptuar.

Këto pesë shenja kanë dhuntinë e kësaj shqise të gjashtë, primitive, të pakontrolluar dhe të pakontrollueshme.

Burrat jo! Burrat e kapin gjithmonë me vonesë. Gruaja i shpreh dyshimet shumë muaj përpara, ndërsa burrat jo, ata mbrohen me një: “por është thjesht kolege, është shumë ekscentrike, është thjesht mënyra e saj e sjelljes, do të duket, e bën me të gjithë…”. Por, pa kaluar pak muaj, burri arrin të kuptojë se rreziku është pak si shumë i lartë dhe kupton që ajo që i ishte dukur paranojë, kish qenë e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat