Këpucë të larta dhe të parehatshme? 5 këshilla për të shmangur dhimbjet nga këmbët

Life style

Këpucë të larta dhe të parehatshme? 5 këshilla për të shmangur dhimbjet nga këmbët

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Bukuria është dhimbje, kushdo që ka ecur më shumë se pesë minuta në një palë këpucë të larta është prova përfundimtare e kësaj. Ne gjtihmonë sakrifikojmë veten për pak hijeshi e bukuri në këpucë që mund të mos jenë shumë të rehatshme. Po iu vijmë në ndihmë me disa truke të thjeshta dhe shumë të dobishme për të pasur qëndrim të rehatshëm në këpucë të larta për disa orë.

Fshijni me letër zmerile pjesën e poshtme të këmbëve tuaja për të parandaluar rrëshqitjen dhe për të krijuar më shumë fërkime, kështu që nuk do të keni më dhimbje edhe pas disa orësh.

Ngrohja me tharëse flokësh, zbut materialin duke krijuar masë më të madhë tek këpucët që mund t’i keni numër të vogël.

Para se të dilni i vishni këpucët tuaja me corape të trasha, kështu këpuca do të lirohet duke mos ju krijuar dhimbje kur të jeni duke ecur edhe pas shumë orësh.

Deodoranti ndihmon! Deodoranti ndihmon në parandalimin e zonave të lëkundjes dhe në vend të fërkimit, duke mos krijuar dhimbje dhe shtrëngime tek kyçet e këmbëve.

Vendosni një ngjitës tek gishtat e tretë dhe të katërt së bashku (kjo parandalon aktivizimin e një nervi të dhimbshëm), ose pambuk nën këta gishta për të lehtësuar presionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat