Maskë natyrale për flokët e djegur nga boja

Life style

Maskë natyrale për flokët e djegur nga boja

Më: 24 mars 2018 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Flokët e bukur, të gjatë, të shndritshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm janë ëndërra e çdo femre. Por kur hidhni shikimin në pasqyrë kuptoni që flokët tuaj nuk kanë lidhje me skenarin e mësipërm. Flokët dëmtohen për shkaqe të ndryshme, por më të zakonshmet janë papastërtitë, dielli dhe lyerjet e shpeshta. Kjo e fundit është vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të vdekur, pa jetë e pa shkëlqim. Ndryshimi i shpeshtë i bojës dhe dekolorimet e vazhdueshme e bëjnë flokun ''të pabindur'' dhe shumë problematik. Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm do të ishte zgjidhja ideale. Dhe si gjithmonë zgjidhjen e gjeni në Living. 

Përbërësit:

1/2 gotë qumësht

1 lugë mjaltë

1 banane e pjekur mirë

5-6 pika vaj bajame

Përgatitja: Vendosni qumështin për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta keni hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames. Vendoseni maskën e përgatitur në flokë të njomë paraprakisht me ujë të vakët dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve.Të gjithë masën lëre të veprojë për rreth 20 - 30 minuta dhe në fund lajini flokët me shampon e zakonshme. Kjo maskë duhet përdorur tri herë në javë nëse kërkoni rezultate sa më të shpejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat