Të do apo nuk të do në bazë të shenjës së horoskopit që ka!

Life style

Të do apo nuk të do në bazë të shenjës së horoskopit që ka!

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Pra, keni dalë dy ose tre herë me dikë që pëlqeni, keni kaluar shumë mirë, keni shkrepur disa foto, keni këmbyer disa mesazhe me njëri tjetrit dhe tani ju ka shkrepur në kokë pyetja: “A ndjen ai/ajo për mua?”

Ah sa e vështirë është kjo pyetje për t’i kthyer përgjigje sidomos nëse personi që ju pëlqeni ua bën akoma edhe më të vështirë ta kuptoni se çfarë po ndodh në zemrën e tij/saj. Por mos kini merak, prandaj ekziston horoskopi. Në bazë të karakteristikave të shenjave, astrologjia mund t’ju rrëfejë më shumë seç mendoni lidhur me pyetjen që ju mundon: “A më do?”

DASHI

Nëse një Dash është i dashuruar me ju, dyshojmë se do ju duhet ky artikull për ta kuptuar. Kjo sepse nëse një Dash ju dashuron ai do jetë gjithë kohës pas teje duke kërkuar të dijë ku jeni, çfarë po bëni dhe në këtë mënyrë do jua rrëfejë afeksionin që ka. Pëlqen të të kontrollojë por këtë e ka shprehje dashurie ndaj mos e keqkuptoni. Nëse kjo do ju bezdisë, mundohuni ta flisni lirshëm. Nëse nuk ju flet e nuk ju pyet, na vjen keq por nuk ju dashuron.

DEMI

Në fillim Demi juaj i dashur do të jetë mjaft i rezervuar sepse kështu iu duket sikur e ruajnë zemrën e tyre të fortë. Kjo ndodh sepse kur ata bien në dashuri, bien shumë fortë. Dhe në momentin që do bien në dashuri me ju, do kërkojnë menjëherë të marrin përgjegjësi serioze: duan të njohin prindrit tuaj, të vendosni unazë dhe gjithçka tjetër për ti dhënë një imazh konkret marrëdhënies tuaj edhe nëse keni pak kohë që kaloni kohë me njëri tjetrin. Kjo ndodh sepse Demat e kanë një sy drejt të ardhmes në çdo veprim që ndërmarrin.

BINJAKËT

Nëse Binjaku juaj nuk pushon asnjë moment së foluri për ju, dijeni se ka rënë në dashuri kokë e këmbë. Ata do iu tregojnë gjithë njerzve të tjetrë çdo detaj lidhur me ju: të mirat dhe të këqijat që mendojnë se keni. Gjithashtu ata janë shumë të gatshëm të bëjnë foto me ju, të flasin gjithë kohës mesazhe dhe çdo formë tjetër komunikimi. Nëse Binjaku juaj nis të heshtë, duhet të filloni të frikësoheni.

GAFORRJA

Nëse ju keni bërë disa gjeste të ëmbla kundrejt tyre dhe keni parë që i kanë shijuar shumë, bingo, ia keni fituar zemrën. Dashuria për Gaforret është ndjesia më e bukur në botë ndaj dhe ata e duan të plotë, të përsosur dhe me të gjitha përbërësit e saj. Nëse filloni të ndjeni se Gaforrja juaj do të bënte gjithçka për ju, dijeni se dhe ai/ajo ndihet njësoj.

LUANI

Luani dëshiron që të bëhet personi më i rëndësishëm i botës për ju në momentin që ata bien në dashuri. Ata kanë nevojë të jenë mbrojtës për juve, heronj dhe gjithçka tjetër që një person mund të jetë. Një Luan i dashuruar do ju prezantojë gjithmonë si gurin e tij më të çmuar duke bërë që gjithë njerzit ta dinë dashurinë që kanë për ju sepse kur janë të dashuruar duan ta “bërtasin” dashurinë që nga mushkëritë!

VIRGJËRESHA

Në fakt Virgjëresha është një nga shenjat më të vështira për tu kuptuar nëse ka rënë në dashur apo jo. Kjo sepse ata bëjnë gjithçka për t’i fshehur ndjenjat që kanë për ju sepse nuk duan që të lëndohen. Ata shpesh mendojnë se e vetmja mënyrë për të qenë tërësisht të qetë është që të mos e vrasin mendjen për dashurinë. Gjithsesi, nëse ata ju konsiderojnë dhe ju bëjnë dhurata të vogla (por që mbartin shumë për ta) kjo tregon dukshëm se ju duan shumë. Nëse nisin t’ju prekin apo t’ju puthin kanë rënë në dashuri kokë e këmbë. Janë “gjeste-shumë” por fjalëpak Virgjëreshat.

PESHORJA

Peshoret mund të jenë herë të ngrohtë dhe herë të ftohtë kur fillojnë dhe ndjejnë për ju. Në një minutë do ju duket sikur ata ju dashurojnë pamasë ndërkoë që minutën tjetër do mendoni se ata as nuk iu konsiderojnë. Megjithatë duke qenë se ata vdesin të sjellin balancën kudo, do përpiqen që të luajnë “ta mora ta lash” për një kohë të gjatë. Nëse ju tërhiqeni nga kjo dashuri dhe ata nisin të frikësohen kjo do të thotë se ata janë kokë e këmbë në dashuri me ju.

AKREPI

Një Akrep i dashuruar është seriozisht shumë i frikësuar. Kjo sepse ata e japin tërësisht veten në dashuri dhe idea se ju mund t’i thyeni zemrën i shkatërron në kuptimin e parë të fjalës. Gjithsesi, nëse ju i bëni ata të ndihen të sigurtë ata mund të jenë partnerët më të mirë në botë sepse kanë shumë passion brenda qenies së tyre.

SHIGJETARI

Nëse një Shigjetar do që të udhëtojë në gjithë botën me ty, ky është një Shigjetar i dashuruar nga koka tek këmbët! Ata do të jenë me ju ditë e natë dhe do ju kërkojnë gjithë kohës që ju t’i bashoheni shpirtit të tyre të aventurës sepse kështu ata munden të qëndrojnë gjithnjë të dëshirueshëm për ju. Nëse ata nisin të mërizten me ju dhe t’ju thonë se lidhja ka filluar të bëhet shumë rutinë, duhet të kini kujdes sepse ata po kërkojnë që t’ju largojnë.

BRICJAPI

Nëse një Bricjap ju dashuron, ju me siguri do ta kuptoni shpejtë. Kjo shenjë nuk harxhon aspak kohë duke bërë “të veshtirin/ën” me lojëra të kota. Ata kanë qejf t’i ndajnë gjërat që në fillim duke jua bërë të qartë: ju duan ose jo. Por ama ata duan që ju ta respektoni vendimin që ata kanë sepse nëse nuk pajtoheni me atë çka ka menduar, Bricjapi do të kthehet në armikun tuaj numër një.

UJORI

Nuk do ta merrni vesh kurrë nëse një Ujor ju dashuron sepse shprehja “të dua” për ata është ndër shprehjet më të frikshme dhe sigurohen ta thonë shumë pak herë në jetën e tyre. Gjithsesi, nëse ata po kalojnë më shumë kohë me ju se sa me të tjerët, kjo do të thotë se kanë nisur të ndjejnë për ju. Ndërkohë nëse ata “zhuken” nga gjërat që pëlqejnë vetëm që të arratisen me ju diku, duhet të jeni vërtetë i/e veçantë për një Ujor.

PESHQIT

Ju do ta ndjeni të gjithë dashurinë e Peshqve nëse ata janë të dashuruar me ju sepse këta të fundit do të bëjnë gjithçka për të ta treguar hapur. Nëse ju ka ardhur një poezi romantike për shembull, është e sigurtë që këtë poezi do e ketë shkruar një Peshk. Nëse ju vijnë lule dhe çokollata në punë, dijeni që jua ka dërguar një Peshk. Ata do ju bëjnë të ndiheni sikur kanë kërkuar për ju gjithë jetën dhe vetëm ju mund t’i bëni ata të ndihen të plotësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat