Për shkak të përdorimit të telefonave të mençur fëmijët më nuk dinë ta mbajnë lapsin në duar

Life style

Për shkak të përdorimit të telefonave të mençur fëmijët më nuk dinë ta mbajnë lapsin në duar

Më: 24 mars 2018 Në ora: 20:43
Ilustrim

Pediatrit paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i telefonave të mençur dhe i kompjuterëve te fëmijët pengon zhvillimin e muskujve të gishtave dhe të motorikes.

Zhvillimi i teknologjisë bart me vete gjëra edhe të mira, edhe të këqija. Një nga të metat e digjitalizimit është ajo që fëmijët gjithnjë e më vështirë përdorin lapsin.

Pediatrit paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i telefonave të mençur dhe i kompjuterëve te fëmijët pengon zhvillimin e muskujve të gishtave dhe të motorikes dhe vogëlushët nuk dinë dhe nuk mund ta mbajnë lapsin në dorë.

Kur fëmijët fillojnë shkollën përballen me problemin e madh. Nuk mund ta përdorin veglën themelore për mësim…

“Fëmijët nuk kanë forcë dhe shkathtësi sikur para dhjetë vjetësh. Nuk i kanë të zhvilluara shkathtësitë themelore, të cilat u janë të nevojshme për punë dhe mësim”, thotë kryepediatrja Sally Payne nga Shoqata Heart of England NHS Trust.

Siç thotë ajo, për përdorimin e lapsit është me rëndësi kontrolli i fuqishëm i muskujve të gishtave dhe fëmijët duhet patjetër ta zhvillojnë këtë shkathtësi.

“Më së lehti është t’ia japësh fëmijës tabletin… shumë më lehtë se sa ta nxitës që të zhvillojë motoriken nëpërmjet lojës me kubëza, prerjes, shkrimit dhe ngjyrosjes”, thotë Payne.

Për shkak të kësaj mënyre të edukimit gjithnjë e më shumë fëmijë kur fillojnë shkollën patjetër duhet të shkojnë në terapi punuese në mënyrë që të zhvillojnë forcën e muskujve të gishtave dhe të mësojnë të mbajnë lapsin dhe të shkruajnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat