Çfarë nëne je kur shkon në kafene dhe kërkon pushim nga fëmijët?

Life style

Çfarë nëne je kur shkon në kafene dhe kërkon pushim nga fëmijët?

Më: 25 mars 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Amësia nuk është robëri, amësia është puna më e mirë në botë, e cila paguhet me dashuri të pastër

Disa njerëz mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e dikujt, t’i komentojnë dhe gjykojnë veprimet e dikujt, duke mos e ditur se çfarë jete bën ai person, dhe si i bën ato gjëra.

Nënat që kujdesen për veten janë shpesh në qendër të kritikave, kurse përgjigjen perfekte për të huajt që shqetësohen për brengat e të tjerëve e kemi listuar më poshtë:

“Çfarë nëne është kur shkon me shoqet në kafe?!
Çfarë nëne që stërvitet ?!
Çfarë nëne që shkon në SPA?!
Çfarë nëne kur kohë pas kohe bën diçka për vete, i blenë diçka vetes?!
Çfarë nëne është që shkon te parukierja, i lyen thonjtë?!
Çfarë nëne është kur ndonjëherë shkon edhe në kafene?!
Çfarë nëne është kur kohë pas kohe kërkon pushim nga amësia?!
Çfarë, moj, nëne, mundet që më gjatë se një minutë të qëndrojë pa të dashurit e saj?!

Ja çfarë:

Jonënë. Grua. Person. Njeri i vdekshëm. Njeri.

Nënë e cila e din se duhet të jetë e lumtur dhe e kënaqur, që edhe familja e saj të janë të lumtur dhe të kënaqur.

Nënë e cila e din se bukuria dhe gëzimi vijnë nga brënda, kurse kjo del nga brënda kur jemi të kënaqur edhe nga “jashtë”.

Nënë e cila e din se nuk është mirë të jesh rob i askujt.

Amësia nuk është robëri, amësia është puna më e mirë në botë, e cila paguhet me dashuri të pastër. Sikur në çdo punë që kemi pushim, ashtu edhe nga amësia e meritojmë: të karikojmë bateritë, rregullojmë thonjtë, shkurtojmë flokët, dhe shkëlqejmë nga gëzimi dhe kënaqësia.

Kohë pas kohe bëj diçka për veten, vetëm për veten. Le të jetë edhe imtësira më e thjeshtë; por, kjo imtësirë të përkujton se je gjallë, dhe se edhe ti meriton kohën “Unë”.

Shkëlqe më parë për veten, pastaj i shkëlqen edhe fëmijëve edhe burrit.

Sepse kur është e lumtur nëna, është e lumtur edhe e tërë familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat