31 vjeçari: Vëllai i të dashurës më zuri duke bërë seks me një tjetër, por tani po më kërkon...

Life style

31 vjeçari: Vëllai i të dashurës më zuri duke bërë seks me një tjetër, por tani po më kërkon...

Nga: Bota sot Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:01
Ilustrim

Një djalë 31 vjeçar, ka rrëfyer për The Sun, se e ka tradhtuar të dashurën e tij 26 vjeçare, me një vajzë 19 vjeçare, përcjell Bota sot.

Djali thotë se më e keqja është se derisa ai po bënte seks në banesën e tij me atë vajzë, aty ka ardhur vëllai i të dashurës dhe i ka gjetur të zhveshur.

Ai thotë se vëllai i partneres nuk e kishte pëlqyer asnjëherë dhe tani po i kërkon 500 euro që të heshtë për këtë rast, e të mos i tregojë motrës së tij.

31 vjeçari thotë se nuk i ka ato para dhe nuk e di çka të bëjë.

Lexojeni më poshtë rrëfimin e tij të plotë:

Vëllai i të dashurës sime më pa të zhveshur bashkë me një vajzë me të cilën unë po flirtoja.

Ne ishim të zhveshur dhe ai tani po thotë që do t’i tregojë motrës së tij dhe unë mendoj se jam gati të humbas gjithçka.

Unë jam me partneren time prej një viti. Unë jam 31 vjet dhe ajo është 26.

Së fundmi ajo u zhvendos të jetojë tek unë dhe ne kemi një marrëdhënie të bukur.

Unë kaloj shumë mirë me familjen e saj, përpos vëllait të saj, i cili e bën mjaft të qartë se mendon që unë nuk jam mjaftueshëm i mirë për motrën e tij të vogël. Ai është 29 vjet.

Partnerja ime supozon se unë jam duke punuar gjatë ditës, pesë ditë në javë.

Por në fakt unë kam një pasdite në javë pushim dhe atë së fundmi po e kaloj me një femër tjetër.

Unë e njoha atë në nëj lokal dhe mënyra si ajo më shikoi më tërhoqi.

Seksi më të dashurën time nuk ndodh shpesh pasi ajo nuk ka qenë mirë dhe vërtetë më ka munguar ai. Të themi, shumë.

Unë u pajtova kur ajo vajzë më sugjeroi që të shkonim në banesën time.

Seksi ishte i mrekullueshëm dhe më pas unë isha më pak i frustruar.

Ne kemi vazhduar të takohemi që atëherë, një herë në javë në banesën time, pasi ajo është 19 vjet dhe jeton me nënën e saj, e cila zakonisht është në shtëpi.

Por unë kam harruar se vëllai i të dashurës ka një çelës rezervë sepse ai ka thënë se do të na ndihmojë me kuzhinën.

Unë dhe ajo vajza ishim në divan në katin e poshtëm dhe pas disa minutash do të ngjiteshim lart.

Ne ishim aq të dhënë pas asaj që po bënim, sa që asnjëri nga ne nuk e kishte lënë çelësin në derë.

Gjëja tjetër që e di është se vëllai i të dashurës po qëndronte në derë duke na shikuar vrazhdë.

Vajza bërtiti, mblodhi rrobat dhe iku.

Ai më pas shkoi por tani më ka shkruar duke më kërkuar 500 euro që ta mbyllë gojën.

Nuk e kam tërë atë shumë që t’ia jap. Më duket sikur menja po më lë.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Edhe nëse ti e ke atë shumë, ai mund ta përdorë gjithmonë atë.

Ana tjetër është se e dashura jote do të jetë e tmerruar kur ta kuptojë se si ka vepruar vëllai i saj që të mos i tregojë për tradhtinë që i ke bërë.

Thoni se duke kërkuar këtë shumë parash nga ju nuk është shumë vëllazërore dhe jeni i sigurt se motra e tij dhe prindërit e tij do të tronditeshin.

Sugjeroj që ju të dy të bini dakord që ta lini atë që ta gjejë.

Por vendosni energji të freskët në zgjidhjen e marrëdhënies tuaj.

A është e dashura juaj përsëri mirë tani? A vazhdoni t’i tregoni se sa e doni dhe e dëshironi?

Nëse vëllai i saj vendos të derdhë fasulet, aq më e fortë është marrëdhënia juaj, shans më të mirë që do të mbijetojë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat