Përdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë zhvillimin emocional të bebes

Life style

Përdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë zhvillimin emocional të bebes

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Një studim me 98 bebe ka zbuluar se bebet që janë ekspozuar në mitër ndaj ilaçeve antidepresive kanë zhvillime anormale në zonat e trurit që ndërlidhen me emocionet.

Nënat e tyre kishin qenë të moshave 18 deri 45 vjet dhe dallimet në turinjtë e fëmijëve kishin qenë dramatike.

Kjo kishte ndodhur edhe pasi faktorët tjerë si mosha, raca, etnia, të ardhurat, edukimi i nënës dhe çrregullimet psikiatrike dhe gjenetike ishin marrë parasysh.

Dr. Claudia Lugo- Candelas beson se ilaçet i rrisin nivelet e serotoninës në trurin e bebes dhe me kohën lindin problemet e ndryshme psikologjike.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se ky informacion është i mirë sepse në të ardhmen duhet të gjinden mënyra më të mira për t’i trajtuar çrregullimet psikiatrike gjatë shtatzënisë, në mënyrë që të përfitojnë edhe nëna edhe bebja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat