I dashuri juaj ngacmon ende ish-in e tij? Urgjentisht, bëni këto 4 gjëra!

Life style

I dashuri juaj ngacmon ende ish-in e tij? Urgjentisht, bëni këto 4 gjëra!

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Frika e çifteve është nëse dikush kthehet në të kaluarën e tij.

Kjo do të thotë që të krijojë kontakte sërish me të. Sipas intv.al, duhet të bëni urgjentisht këto gjëra:

1.  Adresojeni situatën haptazi

Mos e fshihni  faktin që ju jeni të shqetësuar, apo të pasigurt. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të fajësoni të dashurin tuaj për ndjenjat e xhelozisë që mund të keni.  Komunikoni frikën tuaj me të dashurin tuaj.  Në këtë mënyrë do e kuptoni më mirë situatën, pra nëse ka vend për t’u shqetësuar apo jo.

2. Kuptoni arsyen e vërtetë pse po komunikon me të

Disa njerëz mund të jenë me të vërtetë “vetëm miq” me ish-in e tyre. Kjo, sipas intv.al  është situata ideale nëse partneri juaj  ende është duke folur me ishin e tij, por në thelb janë miq të ngushtë që nuk kanë ndjenja romantike.

3. Merrni informacion për lidhjen e tyre

Cila është arsyeja që ata u ndanë me njëri-tjetrin?! Në këtë rast, do e keni idenë sa në rrezik mund të jetë lidhja juaj.

4) Kaloni disa kohë vetëm

Edhe në qoftë se gjeni informacione që nuk ju pëlqejnë gjatë hetimit të të dashurit tuaj rreth situatës, merrni pak kohë për të dalë nga vetja dhe të mendoni për atë që po ndodh. Para se të reagoni, reflektoni  në atë se cila duhet të jetë përgjigja juaj racionale. Ju mund t’i dërgoni mesazh pa dashje të dashurit tuaj që nuk i besoni atij. Mendoni me kujdes për atë që keni mësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat