Jeta është matematikë: Meshkujt martohen kur është «koha e duhur» dhe jo kur dashurojnë

Life style

Jeta është matematikë: Meshkujt martohen kur është «koha e duhur» dhe jo kur dashurojnë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Nëse keni qenë ndonjëherë “të lënë”, pra një ish, me siguri miqtë ju kanë ngushëlluar me ato shprehtjet klishe, që mesa duket nuk rezultojnë të jenë dhe aq të tilla !

Nuk ishte e thënë të përfundonit bashkë, nuk ishte koha e duhur, nuk ishte personi duhur! Jo rrallë herë gjërat nuk funksionojnë dhe të përpiqesh të gjesh shkakun që solli këtë pasojë është mëse normale.

Por nëse keni qenë në një lidhje prej kohësh me një djalë që ju ka dashur, por që tashmë nuk jeni më bashkë, arsyeja përse jeni ndarë me shumë mundësi është kjo: Nuk ka qenë koha e duhur për të ndërmarrë një hap tjetër në lidhje. Ka mjaftuar një sondazh në revistën Cosmopolitan, që njerëzit të rrëfenin historitë e tyre, e ne të dilnim në një përfundim: Meshkujt martohen kur është koha e duhur dhe jo kur takojnë personin e duhur.

Është pak a shumë si skenari i vezës me pulën: A martohemi kur gjejmë personin e duhur, apo martohemi me këdo që takojmë në kohen e duhur, duke patur frikën se mos na ikën mosha? Shumica e meshkujve nuk martohen me gruan që ata duan, por me atë që njohin në kohën kur janë gati për ta ndërmarrë këtë hap.  Pra,  dashuria dhe martesa janë të komplikuara! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat