Harresa të bën më të mençur, ja si të kujtojmë ato që nevojiten

Life style

Harresa të bën më të mençur, ja si të kujtojmë ato që nevojiten

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:42
Ilustrim

Të harrosh nuk është thjesht normale, por e domosdoshme, me qëllim që truri ynë të harrojë gjërat që nuk janë të rëndësishme. Thuajse të gjithëve na ka ndodhur që të shkojmë në dhomë për diçka e porsa kemi vajtur atje, nuk mbajmë mend çfarë donim në të vërtetë. Harresa, në rastet kur nuk lidhet me sëmundje serioze, është zakon i njerëzve të pakujdesshëm, dembelë apo ata më pak inteligjentë.

Por studimet e fundit e kanë hedhur poshtë këtë. Sipas Universitetit të Torontos, harresa është një proces i ndërlikuar në tru që lidhet me marrjen e informacionit të ri. “Kur harron diçka, truri po investon burime dhe energji në nxitjen e harresës për t’ju mundësuar nxjerrjen e informacionit të parëndësishëm për ju”, thotë bashkautori i studimit, Blanke Richards. Ai flet për hipokampusin, një pjesë e trurit që ruan kujtimet duke gjeneruar qelizat e reja.

Këto të fundit, sipas Richards nuk krijohen për të na dhënë më shumë memorie. Truri mban një rezervë të përditshme, e cila shpesh i bëhet “refresh” ose ndryshe, pastron gjërat e panevojshme. Por si i bëhet për të shpëtuar nga kjo?! Një nga çelësat për rritjen e kujtesës është shoqërimi i informacionit të nevojshëm me gjëra të tjera të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat