Lubrifikantët rritin rrezikun nga infektimet gjenitale deri 20 herë

Life style

Lubrifikantët rritin rrezikun nga infektimet gjenitale deri 20 herë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:53
ilustrim

Femrat që përdorin produkte shëndetësore janë më shumë të rrezikuara nga infeksionet e baktereve, kërpudhave dhe traktit urinar, sugjerojnë studimet e reja.

Xhelet e ndryshme rritin rrezikun te femrat për zhvillimin e infektimeve të baktereve deri 20 herë.

Po ashtu përdorimi i lubrifikantëve, kremit dhe leckave rritin rrezikun nga prekja e infektimeve deri 2.5 herë, thuhet në studim.

Autori i studimit, Kieran O'Doherty, nga Universiteti Guelph, tha se këto produkte mund të parandalojnë rritjen e baktereve të mira të nevojshme për luftimin e infeksioneve, transmeton KosovaPress.

Debalanca e baktereve të mira në organin femëror mund të çojë drejt reduktimit të fertilitetit, kancerit të qafës së mitrës dhe rrezikut më të lartë për sëmundje të transmetuara seksualisht, sipas studiuesve.

“Studimi nuk përcakton nëse janë produktet që shkaktojnë infeksionet apo nëse gratë përdorin produktet në një përpjekje për të adresuar infeksionin”, tha O'Doherty.

Gjetjet janë publikuar në revistën BMC Women's Health. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat