Balayage trendi i ri i cili më së miri i përshtatet zeshkaneve

Life style

Balayage trendi i ri i cili më së miri i përshtatet zeshkaneve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:02
Ilustrim

Teknikë e re e ngjyrosjes është rezervuar për vajza me flokë më të errëta.

Balayage dredhat disa vite janë trend numër një në ngjyrosjen e flokëve, kurse tani kanë marrë variantin e ri.

Me teknikën klasike balayage flokëve i shtohen dredha në nuanca prej ngjyrë ari deri në karamele, kurse trendi i ri në flokë sjell nuanca vjeshte dhe dimri të cilat më së shumti i joshin zeshkanet.

E quajtur falayage, teknika e re e ngjyrosjes kombinon nuancat e bakrit, kaftë dhe gështenjë të cilat flokëve i japin pamje më të ngrohtë dhe volum shtesë.

Për dallim nga teknika balayage e cila bazohet në ndriçimin e flokëve, te falayagebëhet fjalë për përzgjedhjen e nuancës e cila i përshtatet më së shumti ngjyrës së lëkurës suaj dhe i jep asaj efekt mahnitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat