Arsyeja shqetësuese përse çiftet e martuara puthen më pak se një herë në javë

Life style

Arsyeja shqetësuese përse çiftet e martuara puthen më pak se një herë në javë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:42
Ilustrim

Së pari vjen dashuria, martesa… po më pas? Sa zgjat romanca, çfarë e mban gjallë pasionin në një lidhje? Mos harrojnë njerëzit të dashurojnë dhe thjesht e shohin partnerin si një njeri me të cilin duhet të jetojnë e të ndajnë problemet? Po dashuria? 

Të kesh jetë aktive seksuale dhe intimitet të shëndetshëm në martesë është e rëndësishme për të krijuar një marrëdhënie të gjatë të qëndrueshme. Por ndonjëherë, çiftet e humbasin atë shkëndijë dhe gjërat fillojnë ngadalë të përkeqësohen.

Një sondazh i British Heart Foundation zbuloi se gati një në pesë çifte të martuara nuk puthen më shumë se një herë në javë dhe kur ata e bëjnë një gjë të tillë, puthja nuk zgjat më shumë se 5 sekonda për 40% të njerëzve. 
Psikologët pohojnë se çiftet duhet të puthen të paktën dy herë në ditë, qoftë edhe në faqe sa për t’i thënë tjetrit që unë jam aty për ty dhe për të mos krijuar hendekun, të cilit i druhemi aq shumë. 

Çiftet më të reja të moshës 18-24 vjeç - jo domosdoshmërisht të martuar puthen mesatarisht 11 herë në javë pra më pak se dy herë në ditë. 
Rezultatet u publikuan në në kuadër të fushatës Emergency Life Skills e cila theksonte rëndësinë e kontaktit fizik me partnerin dhe nevojën për nxitje romantike në marrëdhëniet midis çifteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat