Nuk kam përdorur Shampo që një vit dhe flokët e mia duken më mirë se kurrë

Life style

Nuk kam përdorur Shampo që një vit dhe flokët e mia duken më mirë se kurrë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:04
Ilustrim

Kujdesi ndaj flokëve “të pista”

Unë ndërpreva përdorimin e shampove për flokët e mia rreth 18 muaj më parë – dhe kurrë nuk jam kthyer prapa.

Që nga fillimi, përvojat e mia me shamponët ishin gjithmonë jo të shkëlqyera, nëse jo plotësisht të tmerrshme. Ashtu si shumë njerëz që kujdesen për flokët, unë kam përdorur shampone të shtrenjta Salonesh – e bindur se ishin “më të mirët” – duke i larë çdo tri ditë apo më shumë, duke shkaktuar kërdi në buxhetin tim. Me gjithë humbjen e parave dhe kohës, një ditë pas larjes së flokëve, ato gjithmonë bëheshin të yndyrshme dhe me vaj. Kështuqë, fillova të përdorë shampon të thatë. Arrita deri në atë pikë që t’i mbajë sa më gjatë flokët lart, sepse nuk dëshiroja të shqetësohesha me to.

Sinqerisht, flokët e mi nuk kishin asnjë arsye të më bëjnë ndonjë simpati. Unë i shkatërrova plotësisht përgjatë pesë apo gjashtë viteve më parë me anë të ngjyrosjes aventureske – dhe prerjen e trishtë, të qimeve të vdekura në një model krejt të shkurtër. Më në fund i lash të rriten dhe ta rikthejnë ngjyrën e tyre natyrore – diçka që çdo grua që ngjyrosë flokët duhet të përpiqet ta bëjë herët apo vonë.

Kështu tani, pas muajsh përkushtimi, arrita të kam flokë të dendura me plotë yndyrë, vaj, dhe ngjyrë natyrale. Isha e frustruar, cili është kuptimi i të pasurit flokë të gjata, të bukura nëse vazhdimisht janë të neveritshme?

Pas leximit për praninë e sulfateve në shampone, e kuptova se kisha nevojë për një ndryshim. U përpoqa me disa shampone organike, por, edhe ata ishin të tmerrshëm. Ata i kthyen flokët në një rrëmujë të shprishjes. Më në fund, hasa në një artikull të një blogere e cila nuk kishte përdorur shampon për dy vite, dhe flokët e saj dukeshin të mahnitshme. Mendova, flokët e mi tashmë janë të tmerrshme. Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë? A mund të bëhen edhe më të këqinj? Atëherë vendosa ta provoj.

“Mendova, flokët e mi tashmë janë të tmerrshme. Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë?”

Fillova hulumtimin tim. Flokët e të gjithëve duhet të kalojnë nëpër një periudhë të rregullimit pasi të ndaloni përdorimin e shamponeve. Shumë njerëz që e bëjnë “papoo” janë të vendosur, edhe sikur flokët e tyre të ndjehen si një bllok i ngurtë fëlliqësire, ata shpesh këshillojnë të vazhdoni. Unë nuk jam një nga këta njerëz. Unë ende kërkoj të ndjehem, disi, se flokët e mia janë të pastra kështu që kam bërë disa lexime dhe gjeta një baltë (argjilë) e cila eliminon të gjitha papastërtitë. E përdora atë të më ndihmojë në detoksikimin nga shamponët për gati një vit. Por, me kalimin e kohës, mësova se argjila ndikonte në humbjen e flokëve. Është shumë e ashpër për përdorimin afatgjatë.

Kam vendosur që akoma të mos i kthehem shamponeve, kam kërkuar alternativa për heqjen e papastërtive dhe vajit të tepërt. Tani, gati dy vjet në timen ‘jo-shampon’, po përdorë një recetë ngjyre nga pluhurat bimorë. I përziej ato së bashku për të fituar Shikakai, i cili shërben për zbutjen dhe pastrimin e lehtë, por nuk pastron mjaftueshëm për mua, kështu që unë i shtoj edhe sapun të grirë të pluhurit të arrës i cili përmbanë më shumë shampon-detergjent (por pa kimikate). E përziej me ujë trëndafili deri sa të krijohet pastë, pastaj e aplikoj në flokë, ajo depërton në lëkurën e kokës dhe e lë për rreth një minutë. Pastaj i shpëlaj flokët, dhe kjo është e tëra. Unë e bëj këtë shpesh gjatë javës, sepse përmbajtja e vajrave natyrale nuk më detyron për tharje.

Që nga ndërprerja e përdorimit të shamponëve të rregullt dhe konvencional, flokët e mia janë rritur shumë më shpejtë, dhe janë bërë shumë më të trasha. Kanë edhe vëllim më natyral.

Mos i shtypni, mos i thani me fen, ose përdorni ndonjë ngrohje përveç nëse është ndonjë rast i veçantë – si martesa ime shtatorin e kaluar.

Mikja ime më ofroi të mi rregullojë flokët, kështu që unë i lava një natë më parë me pluhurat e mi dhe i lash të thahen. Në mëngjes, ajo vetëm i bëri kaçurrela shumë, i krehu një herë, përdori produkte standarde të flokëve për të mbajtur formën, kjo ishte hera e parë që përdora produkte “normale” në një vit e gjysmë dhe kundërshtova pak në fillim. Por për fat të keq, unë mendoj akoma se këto produkte janë më efektiv për flokët e mia se sa gjërat organike. Është dita ime e martesës; një ditë mashtrimi është e mirë.

Dita ishte e bukur. Dhe kështu dukeshin flokët e mia pa shampon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat