7 mënyra për të përmirësuar gabimet që bëni gjatë depilimit me rroje

Life style

7 mënyra për të përmirësuar gabimet që bëni gjatë depilimit me rroje

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:05
Ilustrim

Ka më shumë se një mënyrë të pësoni djegie nga rroja juaj…

Fundet e shkurtra dhe veshja transparente nënkupton një gjë: është koha që zyrtarisht të filloni rruajtjen e këmbëve tuaja për sezonin e radhës. Por, pas muajsh të gjatë fshehjeje nën pantallona të gjata, sfida juaj e depilimit është sërish në aksion dhe këtu po ju paraqesim disa nga gabimet më të zakonshme që mund t’i përmirësoni gjatë depilimit tuaj.

Gabimi #1: nuk e pastroni vendin para depilimit

Mendoni rreth kësaj: ju jëni gati të përdorni një rroje të mprehtë në lëkurën tuaj – andaj edhe me doemos që sipërfaqja të jetë e pastër dhe e butë. Hapi i parë është që ta pastroni me sapun dhe ta përgatitni lëkurën tuaj. Lagështia e lëkurës dhe qimeve me ujë të ngrohtë dhe sapun të butë zbut qimet dhe lëkurën.

Gabimi #2: Të përdorni rroje të partnerit

Nuk është aspak i dobishëm përdorimi i rrojës së partnerit tuaj po aq sa edhe brusha e dhëmbëve. Përveç faktorit irritues, ju keni nevojë për një rroje që do t’i përshtatet kthesave të mëdha e të vogla të trupit tuaj. Brisku apo rroja ideale duhet të jetë e lehtë për trajtim dhe delikatë rreth zonës së gjunjve dhe eshtrave përreth. Për më tepër, rrojet femërore kanë një lloj serumi që ofron hidratim të qëndrueshëm deri dy orë pas rruajtjes.

Gabimi #3: Nuk përdorni krem rroje apo xhel.

Kur mendoni për këtë, meshkujt asnjëherë nuk rruhen pa këto përgatitje paraprake, dhe ka një arsye të mirë për këtë. Kur ju anashkaloni kremin për rruajtje apo xhelin, ju e vendosni veten në rrezik për acarrim të tmerrshëm. Mbani gjithnjë afër dushit këto preparate në mënyrë që t’i keni afër vetes, këto ofrojnë hidratim për këmbët tuaj dhe lejojnë që brisku të kalojë me lehtësi dhe butësi në lëkurë.

Gabimi #4: E shtypni lëkurën në mënyrë të vrazhdë

Mund të ju duket që sa më shumë të shtypni lëkurën aq më mirë do ta rruani sipërfaqen, por realisht nuk është aspak e vërtetë. Presioni i fortë mund të shkaktojë traumë në lëkurë, andaj mundohuni të bëni prekje të lehta me brisk më fleksibil e që lejon depërtim më të mirë mbi konturet e ndryshme të trupit. Sa më pas presion, aq më mirë për lëkurën tuaj.

Gabimi #5: Rruajtja me sapun apo detergjent trupi

Është shumë e lehtë për ju të mendoni se këto preparate mund të zëvendësohen lehtë me kremin për rroje apo xhelin, por nuk është ashtu. Përbërësit e sapunit janë të dizajnuar për të mbledhura vajrat dhe papastërtitë nga lëkura, ndërsa kremi për rroje ka efekt hidratues dhe agjentë të rrëshqitshëm që ndihmojnë në veprim më të lehtë të rruajtjes.

Gabimi #6: Lënia e rrojes suaj në pragun e dushit

Kjo definitivisht nuk është në rregull. Kur e leni briskun tuaj në parvaz në banjon tuajose diku ku i bje uji vazhdimisht, atëherë jeni vërtetë në telashe. Ju duhet ta vendosni briskun diku ku është më pak i ekspozuar ndaj ujit, sepse mund ta dëmtojë funksionin e briskut.

Gabimi #7: Nuk e ndërroni shpesh briskun e rrojes

Ju duhet ta dini se nëse një rroje përdoret shpesh atëherë edhe duhet ndryshuar tehu apo brisku i tij. Brisqet e përdorura një kohë të gjatë humbin funksionin e tyre, acarrojnë më shumë lëkurën dhe e bëjnë të pamundur rruajtjen efikase. Andaj kushtoni rëndësi ndërrimit të shpeshtë të brisqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat