Ja çfarë nuk duhet bërë kur zgjoheni në mes të natës

Life style

Ja çfarë nuk duhet bërë kur zgjoheni në mes të natës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:28
Ilustrim

Dr. Majkëll Brus i njohur si Doktori i gjumit, na ka ofruar disa këshilla se si të vazhdojmë gjumin kur na ndodh që të zgjohemi papritmas në mes të natës apo para alarmit.

Hapi i parë: Mos shko në tualet në qoftë se nuk ke nevojë të vërtetë.

Doktori thotë se vetëm nëse uleni në krevat, rrahjet e zemrës rriten dhe e prishin ritmin në të cilin duhet të rrahë zemra juaj gjatë gjumit. Për shumicën e njerëzve kjo nënkupton 60 rrahje në minutë, por nëse ngriteni në këmbë, zemra juaj duhet të pompojë më tepër për shkak të gravitetit andaj edhe rrah në ritëm mbi 60 rrahje në minutë.

Me qëllim të rikthimit të gjumit, rrahjet duhet të ulen në 60, gjë që nuk mund të ndodhë menjëherë andaj edhe nuk është lehtë që të riktheni gjumin e penguar.

Një këshillë tjetër e Doktorit është të relaksoheni dhe të bëni që truri juaj të mos punojë. Mos e kontrolloni celularin apo orën, edhepse e keni, instinktivisht është një gjë e padëshirueshme. Nëse bëni panik për numrin e orëve të gjumit derisa të zgjoheni është një problem tjetër i madh. Është një e vërtetë se shumë njerëz frikësohen nga mosbërja gjumë të mjaftueshëm andaj i këshillon që mos të merakosen për kohën që po u ikën duke qenë zgjuar në mes të natës. Në vend të brengosjes dhe panikut mundohuni të relaksoheni nëse dëshironi të bëni të paktën ca minuta gjumë.

Ai rekomandon çkyçjen e trurit dhe të mendimeve, pastaj gjumi do vijë natyrshëm.

Ëndrra të ëmbla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat