Pas orgazmës së fuqishme mund të humbni memorien

Life style

Pas orgazmës së fuqishme mund të humbni memorien

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:39
Ilustrim

Pas orgazmës, trupi juaj ndryshon dhe këto janë tre pasoja disi të pazakonshme të seksit të mirë.

Erë e ndjeshme

Kur përjetoni orgazmën, trupi lëshon hormonin prolaktin, i cili, ndër të tjera, forcon nuhatjen. Biological Psychology ka publikuar rezultatet të cilat treguan se sasia e hormonit prolaktin në trup pas seksit apo masturbimit është deri në 400 për qind më i lartë se zakonisht, dhe nuhatja e aromave është shumë e ndjeshme atëherë, transmeton KosovaPress.

Melankolia pas seksit

Shumica e grave ndihen të relaksuara seksualisht, të lumtura, euforike dhe madje të përgjumura. Disa gra ndihen nervoze apo edhe agresive pas seksit. Hulumtimi i kryer në mesin e 230 të anketuarve treguan se 46 për qind e femrave të paktën një herë në një eksperiencë të jetës kanë pasur simptoma të melankolisë pas marrëdhënies seksuale, dhe rreth 5 për qind është ndjerë melankolike të paktën një herë në muaj.

Amnezia

Kjo është një humbje e plotë e kujtesës. Kjo është për shkak të furnizimit të dobët me oksigjen pas orgazmave. Ky fenomen është i rrallë dhe nga 100,000 njerëz vetëm tre deri në pesë persona në vit përjetojnë amnezi. Më të ndjeshme janë femrat në moshën 50-vjeçare. Kjo formë e amnezisë është e përkohshme dhe zakonisht nuk përsëritet, thonë ekspertët, duke shtuar se humbja e kujtesës zgjat vetëm disa orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat