A është vërtetë e nevojshme të urinosh pas seksit, çfarë rekomandojnë mjekët?

Life style

A është vërtetë e nevojshme të urinosh pas seksit, çfarë rekomandojnë mjekët?

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:10
Ilustrim

Është e vërtetë se sëmundjet e traktit urinar (STU) janë të zakonshme tek femrat dhe ato që janë seksualisht aktive janë më të rrezikuara. Duke qenë se femrat kanë uretër më të shkurtër, edhe distanca e kalimit të baktereve në uretër dhe fshikëz është më e vogël, prandaj dhe gratë preken më shpesh nga infeksionet urinare. Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie.

Edhe pse urinimi para dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve në traktin urinar, çifti nuk ka pse të ketë një kronometër. Pra, nëse nuk e ndieni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e forconi veten. Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë përpara se t’ju zërë gjumi.

Nëse ndieni nevojën për të urinuar, mos e injoroni atë. Pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo në çdo moment tjetër të ditës, kurrë mos e mbani urinën pasi një gjë e tillë mund të rrisë numrin e baktereve dhe të përkeqësojë infeksionet. Kështu që bëjeni kur t’ju vijë dhe për t’u theksuar: fshihuni në drejtim nga para-pas.

Disa femra preken më shumë nga këto infeksione se të tjerat: Disa njerëz mund të kenë disa faktorë rreziku që shkaktojnë infeksione urinare, si diabeti, gurët në veshka apo anomali në traktin urinar. Nëse keni deri në tre infeksione të tilla brenda një viti, konsiderojeni veten pjesë të këtij grupimi.

Nëse nuk keni pasur kurrë infeksione të traktit urinar ose shumë të rralla dhe nuk urinoni menjëherë pas seksit, mund të vazhdoni rutinën tuaj.

Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta jeni thjesht të hidratuara mirë dhe urinoni në mënyrë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat