Këshilla për ata që qëndrojnë shpesh nëpër hotele

Life style

Këshilla për ata që qëndrojnë shpesh nëpër hotele

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Udhëtimi është një nga kënaqësitë më të mëdha në botë. Por, nganjëherë mund të jetë mjaft e vështirë që të gjeni rehatinë që po kërkoni me një buxhet jo shumë të madh.

Janë disa truqe që mund t’i aplikoni dhe kështu të kurseni njëkohësisht para dhe ta gjeni rehatinë tuaj.

A e dini p.sh. se mund ta përdorni kondicionerin e flokëve për ta larguar grimin? Apo se mund ta mbushni telefonin tuaj në televizor?

Më poshtë janë disa nga këto truqe që janë shumë të lira, të thjeshta dhe jashtëzakonisht efektive.

Zieni vezët në ibrikun me rrymë

Përdoreni hekurin për të bërë tost

Thjesht mbulojeni sandwichin me foli dhe “hekurosni” të dyja anët për rreth 30 sekonda.

Mbyllni perdet e dhomës me varëse rrobash

Nëse jeni në hotel dhe keni probleme për të fjetur nga drita që vjen prej dritareve, mund të përdorni një varëse rrobash për të mbyllur perdet në mënyrë që drita të mos ju zgjojë.

Krijoni altoparlantë nga filxhani

Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk mund ta dëgjojnë alarmin e tyre në mëngjes ose thjesht e shijojnë muzikën me zë të lartë, kjo është për ju.

Një gotë qelqi ose qeramike do ta bëjë zërin më të lartë.

Hekurosni rrobat tuaja në banjo

Jo të gjitha dhomat e hotelit kanë hekur për hekurosje por veshja e rrobave të rrudhura nuk është një opsion.
Nëse varni rrobat në banjë para se të bëni një dush apo një banjë të nxehtë, avulli do ta bëjë punën e vetë dhe rrobat tuaja do të jenë të hekurosura si me hekur.
Lani rrobat në lavaman
Nëse keni nevojë t’i lani rrobat tuaja, mund ta bëni këtë në lavamanin e banjos. Vetëm mos harroni të merrni një pjesë të një qeseje plastike dhe një monedhë në mënyrë që ta ndalni ujin të rrjedhë.
Largoni grimin me kondicionerin e flokëve
Nëse papritmas ju mbaron heqësi (pastruesi) i grimit gjatë një udhëtimi, kontrolloni banjën për kondicioner të flokëve pasi kjo do të largojë grimin tuaj menjëherë.
Përdoreni televizorin për ta karikuar telefonin tuaj
Një nga “makthet” më të mëdha të pushimeve është nëse e harroni apo ju prishet karikuesi i telefonit tuaj.
Nëse kjo ndodh, mos u shqetësoni! Nëse keni një televizor në dhomën tuaj të hotelit, me shumë gjasë do të keni një portë USB në televizor, që mund ta përdorni për të kyçur karikuesin e telefonit tuaj.
Mbulojeni ushqimin tuaj me kapele dushi
Nëse keni një frigorifer në dhomën tuaj, mbulojeni ushqimin tuaj me një kapak dushi para se ta vendosni atje për t’u siguruar që do të qëndrojë i freskët. Ky truk gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen e ushqimeve tuaja nga mizat dhe insektet e tjera.
“Scrub” me sheqer
Vajzat e dinë se kujdesi për lëkurën mund të jetë i vështirë nëse nuk jeni në shtëpi me të gjitha “produktet” tuaja magjike.
Nëse keni nevojë për një pastrim të trupit, kërkoni për sheqer.
Përdoreni peshqirin e lagur si kondicioner ajri
Qëndrimi në hotel gjatë verës pa ajër të kondicionuar është torturë. Nëse keni një dritare në dhomë, hapeni atë.
Më pas, lageni një peshqir dhe vendoseni në dritare. Uji do të avullojë dhe kështu do të freskojë ajrin në dhomën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat