Metodat më të mira dhe ato më pak të efektshme për depilimin e pushit të fytyrës

Life style

Metodat më të mira dhe ato më pak të efektshme për depilimin e pushit të fytyrës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:43
Ilustrim

Trupi i njeriut është i mbuluar me miliona folikula qimesh dhe vetëm 1 e pesta e tyre ndodhet në zonën e kokës. Në sipërfaqen më të madhe të trupit këto të fundit nuk rriten të errëta dhe të trasha por mbeten si push i lehtë që “vesh” të gjithë trupin. Megjithatë ky push luan jo pak role të rëndësishme e ndër to përmendim rregullimin e temperatures së trupit kur është e nevojshme. Megjithatë përqëdnrimi i lartë i folikulave të pushit në zonën e fytyrës bën që ky i fundit të jetë i dukshëm, ndaj femrat preferojnë ta heqin me metoda të ndryshme. Living më poshtë do të rendisë disa nga taktikat më efektive të depilimit të pushit, përparësitë dhe efektet anësore të gjithësecilës. 
Elektroliza është një metodë e specializuar e cila kryhet në qendra estetike. Gjatë procesit të elektrolizës, një gjilpërë e hollë ndërpret përmes nxehtësisë furnizimin me gjak të folikulës. Është një metodë efikase, por e kushtueshme! 
Krem për heqjen e qimeve
Më mirë të mos i perdorni këto kimikate në zonën e lëkurës, sepse ato do të bëjnë që pushi të bjerë, por mund të shkaktojnë acarim deri në djegie të lëkurës. 
Heqja e qimeve me pe
Dermatologët këshillojnë përdorimin e perit prej pambuku ose poliestër për të hequr pushin e fytyrës. 
• Për të shmangur skuqjen që mund të ndodhë për shkak të presionit në lëkurë, mos ushtoni shumë presion.
• Përgatiteni lëkurën tuaj duke e eksfoljuar.
• Shmangni përdorimin e kremrave të parfumosur 
Shmangni briskun sepse rreziku për infeksion është shumë i lartë. 
Depilimi me dyll nuk është metoda më efikase për lëkura e ndjeshme dhe me probleme. Megjithatë nëse përdorni dyllin pasi ky i fundit nuk ju shfaq asnjë problem duhet të dini si ta përgatisni lëkurën pëpara: 
• Shmangni përdorimin e produkteve me bazë acidi. Përdorni aloe vera.
• Mos e ekspozoni lëkurën tuaj në diell. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat