Këmbë të vrara? Ja si t’i shpëtoni ecjes së dhimbshme

Life style

Këmbë të vrara? Ja si t’i shpëtoni ecjes së dhimbshme

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Ju vrasin këpucët dhe këmbët tuaja janë të dërrmuara nga plagët që ato shkaktojnë? Epo nuk jeni vetëm.

Janë të shumtë njerëzit të cilët vuajnë nga këto dëmtime të cilat, sinqerisht, e bëjnë gati të pamundur ecjen. Mirëpo ka një lajm të mirë edhe për këtë çështje. Ka disa mënyra se si mund të shpëtoni apo të minimizoni këto situata.Së pari, duhet të kuptojmë se përse ndodh kjo.

Shkaku kryesor është djersa e tepruar e këmbëve. Djersitja bën që lëkura të zbutet dhe automatikisht sjell një irritim të saj kur është në kontakt me këpucën. Një tjetër arsye janë këpucët e shtrënguara pas këmbës.

Fërkimi i vazhdueshëm bën që këmba të reagojë duke krijuar pungjet me ujë të cilat janë shumë të dhimbshme.Revista Class do t’ju tregojë disa forma se si të shpëtoni nga këto situata të sikletshme:

Përdorimi i leukoplastëve Nëse tashme këmbët janë të vrara, e vetmja zgjidhje është ajo e ndërrimit të këpucëve dhe vendosjes së leukoplastëve.

Veshja e një palë këpucëve më të gjera dhe me lëkurë të botë do të shkurtonte kohën e takimit si dhe leukoplastët do të vepronin si një lëkurë e fortë e këmbës. Ky kombinim do të sjellë një shërim të shpejtë të lëkurës.

Përdorimi i deodorantit të djersës Sigurohuni që para se të dilni të spërkasni këmbët tuaja me deodorantin e djersës. Kjo spërkatje do të siguronte një ambient me më pak lagështi çka do të minimizonte fërkimet e forta dhe krijimet e pungjeve të djersës në këmbë.Përdorimi i pudrës së bebeve

Një tjetër zgjidhje po aq efektive sa përdorimi i deodorantit të djersës është përdorimi i pudrës së bebes. Pudra luan të njëjtin rol si deodoranti dhe minimizon sasinë e lagështisë në këmbë.

Përveç kësaj, pudra siguron një ambient jo komod për mikrobet çka redukton edhe aromën jo të këndshme të këmbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat