Plaka dhe i riu bien në dashuri, martohen pas dy javësh

Life style

Plaka dhe i riu bien në dashuri, martohen pas dy javësh

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:06
Gary Hardwick (19) dhe Almeda (72)

Lidhja e Gary Hardwick (19) dhe Almeda (72) filloi në një takim në piceri dhe ajo që shokoi njerëzit ishte diferenca e tyre në moshë.

Almeda është më e vjetër se sa Gary për madje 53 vjet, por kjo atyre nuk iu pengon aspak, transmeton KosovaPress.

Çifti i ri vendosi të martohej pas vetëm dy javësh argëtimi, pasi gjyshja e cila ka gjashtë nipa, e gjunjëzoi në shikim të parë. Tash çifti jeton në Tenesi dhe janë më të lumtur se asnjëherë.

“Gjëja e parë që më tërhoqi tek Almeda ishin sytë e saj të bukur të kaltër dhe personaliteti i saj. Ai është gjithmonë në humor dhe kemi mirëkuptim. Kimia ndërmjet nesh është e shkëlqyeshme. Gjithçka në lidhje me të mori zemrën time qysh ditën e parë”, pranon Gary.

“Tash jam një e martuar e lumtur dhe që dy vjet jetoj me shpirtin tim. Jemi njohur në një restorant, ku po festohej një ditëlindje, shikuam njëri-tjetrin dhe unë u dashurova. Menjëherë ma mori mendja se ai është mashkulli me të cilin dëshiroj të kaloj jetën. Mosha asnjëherë nuk ishin problem”, tha Almeda.

Çifti ka pritur deri natën e parë të martesës që të kenë seks dhe thonë se nuk ishin të zhgënjyer.

Por, Alemda menjëherë ka rënë në problem me të birin, i cili ka ndërprerë çdo kontakt me të që nga dita kur kishte njohur të dashurin e ri. Lidhjen e re të Alemda po ashtu vështirë e kishin pranuar edhe nipat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat