Dy binjake me një të dashur

Life style

Dy binjake me një të dashur

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:18
Ana dhe Lucy DeCinque

Binjakët australiane Ana dhe Lucy DeCinque gjetën njeriun e jetës dhe tani planifikojnë të mbeten shtatzënë në të njëjtën kohë.

Binjaket nga Perth (32) kanë shpenzuar 250.000 dollarë amerikanë në kirurgji plastike në mënyrë që të jenë identike në gjithçka në jetë, rroba, miq, dhe madje edhe në krevat.    

Ato janë në një marrëdhënie pesë-vjeçare me elektricistin Ben Byrne dhe duan të mbeten shtatzënë në të njëjtën kohë, por nuk janë të sigurt nëse kjo është e mundur.

“Do të ishte mirë që të mbetesh shtatzënë në të njëjtën kohë, kështu që fëmijët tanë të lindin në të njëjtën ditë. Ne nuk mund të imagjinojmë të bëjmë asgjë të ndarë, e të mos jemi shtatzënë në një periudhë tjetër”, thanë ato për Daily Mail.

Edhe pse të vetëdijshëm se ato janë gjykuar gjithmonë nga njerëzit përreth, së pari për shkak të kirurgjisë plastike dhe tash për shkak të incestit të mundshëm, Ana dhe Lucy janë të vendosura për të vazhduar me të tyren, për shkak se siç thonë ato "kjo është jeta e tyre dhe trupat e tyre,".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat