Sabotimi i vetvetes, arsyeja se përse jeni ende beqare

Life style

Sabotimi i vetvetes, arsyeja se përse jeni ende beqare

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:06
Ilustrim

Shumica e njerëzve nuk kanë ndonjë shpjegim për atë se përse janë ende beqarë – disa prej nesh nuk kemi zgjedhur të jemi beqarë, disa dyshojnë se janë beqarë shkaku se nuk dëshirojnë të angazhohen në një lidhje, e pastaj është edhe thënia e kamotshme që na ngushëllon se thjesht ndoshta ende se kemi gjetur personin e duhur.

Por, sipas një psikologu, mund të ketë një arsye se përse shumë njerëz janë ende beqarë ditët e sotme: sabotimi i vetvetes.

Melanie Schilling thotë se sabotimi i vetvetes është diçka që thjesht nuk e vërejmë se jemi duke e bërë.

Ajo e përshkruan sabotimin e vetvetes si bllokimin e mundësive për t’u shoqëruar me njerëz. Në esencë kjo do të thotë se jeni duke i treguar botës se nuk jeni të interesuar për një lidhje, dhe këtë jeni duke e bërë me apo pa vetëdije.

Pra, edhe nëse mendoni se nuk është faji juaj që s’keni partner, faktikisht mund të jetë faji i veprimeve që i bëni.

Është e zakonshme që njerëzit i fajësojnë faktorët e jashtëm – p.sh., “është shumë ftohët”, “nuk ka ndonjë mashkull të mirë për mua”, etj. – por bërthama kryesore e sabotimit të vetvetes është frika.

Frika për shkak se shumica e njerëzve nuk duan të krijojnë lidhje sepse frikësohen mos lëndohen, e kjo zakonisht iu ndodh personave që kanë të kaluar të tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat