Rrëfehet 31 vjeçari: Jam në lidhje me dy femra që njihen mes vete, por ajo që po më ndodh me to...

Life style

Rrëfehet 31 vjeçari: Jam në lidhje me dy femra që njihen mes vete, por ajo që po më ndodh me to...

Nga: Bota sot Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:02
Ilustrim

Një burrë 31 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se pas gjashtë vitesh që ka qenë në lidhje me një vajzë e ka tradhtuar atë me një vajzë që ajo e njeh, përcjell Bota sot.

Burri thotë se e dashura e tij e ka kuptuar dhe pasi janë grindur, ai ka marrë valixhet dhe është larguar për në shtëpinë e të dashurës së re me të cilën ka filluar të jetojë.

Pas disa muajsh ajo ka ngelur shtatzënë dhe ai do të bëhet baba, por është rikthyer edhe me ish të dashurën e cila ka gjetur të dashur të ri.

Tani ai thotë se nuk e di se cilën ta zgjedhë pasi ato i kanë dhënë ultimatum.

Ai thotë se do që të jetë baba i mirë por nuk mund as të ndahet nga ish e dashura e tij.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin i tij të plotë:

Unë jam në lidhje me dy femra që e njohin mirë njëra tjetrën.

Ato më kanë dhënë ultimatum që të zgjedh se me cilën të jem por unë e kam të vështirë ta bëj pasi njëra prej tyre është shtatzënë.

Unë jam 31 vjet dhe deri para 18 muajsh, unë kam qenë në lidhje prej 6 vitesh me njërën prej tyre.

Fillova të ndihem keq. Unë e tradhtova atë me një vajzë që ajo e njeh nga palestra dhe kaloi shumë pak kohë përpara se ajo ta kuptonte. Javë të tëra kaluan duke u grindur dhe kështu unë i mora valixhet dhe shkova të jetoja tek vajza tjetër.

Ish e dashura ime është 29 vjet ndërsa e dashura e tanishme është 27.

Ajo është e mrekullueshme dhe më do shumë. Jeta jonë seksuale ishte e mrekullueshme dhe unë isha burrë i lumtur.

Unë ende kisha mendime për ish të dashurën, sidomos kur e pashë duke shkuar në palestër që dukej shumë seksi dhe e tonifikuar.

Ajo kishte ndryshuar stilin e flokëve dhe kishte gjetur të dashur të ri. Pas disa muajsh e dashura ime e re ishte shtatzënë dhe ne ishim në hënë.

Një vikend ajo ishte tek motra e saj, kur unë shkova tek shtëpia e ish të dashurës. Unë i shkrova mesazh që ta shoh nëse mund ta vizitoj.

Ajo më ftoi brenda dhe ne patëm një darkë të shkëlqyeshme. Ajo do ta linte të dashurin e saj dhe unë i thashë se ende kam ndjenja për të dhe ajo tha se ndihet njësoj.

Disa gota verë na dërguan tek ajo që ne bënim si çift, seks të mirë dhe të ngadalshëm. Që nga atëherë, për gjashtë muaj unë kam shkuar me të dyja.

Të dyja vajzat duan që unë te jem me to. Ato njihen, flasin dhe më kanë thënë se unë nuk mund ta kem tortën dhe ta ha atë. Unë duhet të zgjedh.

Fëmija im po vjen në jetë dhe unë dua të jem një baba i mirë por unë e di që nuk mund të heq dorë nga ish e dashura.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nëse ti duhet të zgjedhësh, unë mendoj se asnjëra nga ju nuk është e duhura. Ndërkohë, në mes të gjithë kësaj një foshnje e pafajshme është gati të lindë.

Unë mendoj se nuk të ndihmon aspak që të dy të dashurat po garojnë me ty, duke të lënë ty të bësh rrëmujë në mes tyre.

Ti je gati të bëhesh baba kështu që të lutem bëhu pak më përgjegjës.

Ndalo së takuari ish të dashurën tënde, shumë shpejt ajo ka gjetur një tjetër dhe nuk do të thotë që është zemërthyer.

Thuaj të dashurës tënde se do të përpiqesh 100 për qind që të jesh një baba i mirë dhe do të jesh për të./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat