Rregullat bazë për flokë të shëndetshëm

Life style

Rregullat bazë për flokë të shëndetshëm

Më: 26 prill 2018 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Flokët tuaj të shkëlqejnë duhet t’i lini shampot e balsamet e shtrenjtë dhe të tregoheni më praktikë. Këshillat e mëposhtme u vijnë në ndihmë flokëve të dëmtuar e të thatë.

1.Masazhoni skalpin e kokës me vaj kokosi. Kjo gjë stimulon qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve.

2.Prijini flokët rregullisht,(çdo dy muaj).

3.Flokët nuk duhet t’i lani më shumë se 3 herë në jave. Nëse në verë 3 ose 4 herë laheni brenda një dite, kjo nuk do të thotë që të lani dhe flokët.

4.Ndërroni këllëfët e jastëkëve një herë në javë

5.Një herë në javë duhet të aplikoni një maskë flokësh. Ato me produkte natyrale rekomandohen më së shumti. Spraj natyral kundër flokëve të thatë dhe të dëmtuar

6.Pas çdo larjeje përdorni balsam

7.Në verë mos harroni të vendosni kapele. Nxehtësia dhe uji me kripë dëmtojnë seriozisht flokët tuaj.

8.Shplarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë.

9.Mos i mbani flokët gjatë të mbështjellë me peshqir. Kjo shkakton këputje të flokëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat