Beqarët kërkojnë biseda të thella e domethënëse nga një lidhje e re

Life style

Beqarët kërkojnë biseda të thella e domethënëse nga një lidhje e re

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:59
Ilustrim

Çfarë kërkoni nga një partner? Duar të mëdha? Trup joshës? Shkollim të mirë?

Epo, sipas një anketimi të ri me 2,000 persona beqarë, trajta më e rëndësishme  që beqarët e kërkojnë nga një lidhje potenciale janë bisedat domethënëse.

Po pra, duket se të gjithë jemi më të ‘thellë’ sesa që e kemi menduar.

Ndonëse koha moderne mund të na ketë bërë të besojmë se bicepsët e mëdhenj dhe vithet si të Kim Kardashianit janë mënyra më e shpejtë për ta gjetur dashurinë, e vërteta qëndron se çdo njeri është thjesht duke kërkuar të bëjë biseda të mira e domethënëse.

Anketimi ka zbuluar se komunikimi i mirë vlerësohet më shumë sesa joshja fizike, ku 58% e pjesëmarrësve kishin thënë se problemet drejtshkrimore janë më të këqija sesa seksi i keq.

Sa i përket fazave fillestare të lidhjes, bisedat janë tejet kruciale, pasi 60% e pjesëmarrësve kanë thënë se është plotësisht e mundshme të dashurohen vetëm përmes një bisede.

Plus, 87% tjerë kanë thënë se dikush iu duket atraktiv pas një bisede të mirë.

Pra, nëse bisedat janë të rëndësishme, normalisht se tani duhet t’i zgjedhni disa tema më të mira për t’i diskutuar.

Anketimi gjithashtu ka zbuluar se edhe ideologjitë politike janë tejet të rëndësishme gjatë bisedave të para, ku 59% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk do ta fillonin një bisedë me dikë që profili i tij/saj promovon mendim të kundërt politik krahas tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat