Gjysma e punëtorëve krijojnë përshtypje të keqe kur e fillojnë një punë të re

Life style

Gjysma e punëtorëve krijojnë përshtypje të keqe kur e fillojnë një punë të re

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Shkuarja me vonesë, veshja e rrobave të pahijshme dhe goditja e veturës së kolegut në parking janë disa nga gabimet më të mëdha që i bëjnë punëtorët në ditën e parë të punës.

Hulumtuesit kanë anketuar pothuajse 3,000 punëtorë dhe kanë zbuluar se gjysma e tyre kanë krijuar përshtypje të keqe pasi e kanë filluar një punë të re.

Disa prej tyre, në ditën e parë e kishin kuptuar se kanë bërë përzgjedhje të gabuar të rrobave, disave iu është derdhur çaji në rroba, e disa tjerë kanë thënë diçka të pahijshme për shkak të stresit dhe nervozës.

Në total, 95% e të anketuarve kishin thënë se ndihen që është e rëndësishme të krijojnë përshtypje të mirë në ditën e parë të punës, ndërsa 82% e tyre kishin besuar se është hap pozitiv nëse e dinë se kanë bërë përzgjedhje të mirë të veshjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat