Meshkujt tymosin për t’u dukur ‘cool’, megjithatë shumicës së femrave nuk iu duken seksi duhanpirësit

Life style

Meshkujt tymosin për t’u dukur ‘cool’, megjithatë shumicës së femrave nuk iu duken seksi duhanpirësit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 06:18
Ilustrim

Sipas një anketimi të ri, shumicës së femrave nuk iu duken joshës meshkujt duhanpirës.

Nga 1,000 beqarë të anketuar, 70% prej tyre kanë thënë se neveriten nga meshkujt që pinë duhan, ndërkaq 56% prej tyre gjithashtu kanë thënë se asnjëherë nuk do të lidheshin me një duhanpirës.

Këto shifra janë më ndryshe për meshkujt, ku 46% pohojnë se nuk do të lidheshin me një femër që pinë duhan, dhe 65% prej tyre kanë thënë se duhanpirja nuk është joshëse.

Anketimi, i cili është kryer nga kompania ‘Inogen’, ka shikuar preferencat e personave mes moshave 18 dhe 76 vjet sa i përket pirjes së cigareve dhe atyre elektronike.

Arsyet kryesore se përse të anketuarit kanë thënë që nuk do të lidheshin me një duhanpirës janë:

– Aroma që mbetet nga tymi i duhanit

– Brengat rreth shëndetit

Brengat tjera kanë përfshirë erën e keqe të gojës, dhëmbët e verdhë, etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat