Tri mënyra si ta përmirësoni përditshmërinë tuaj në pranverë - Bota Sot
Tri mënyra si ta përmirësoni përditshmërinë tuaj në pranverë

Life style

E martë, 19 qershor 2018

Tri mënyra si ta përmirësoni përditshmërinë tuaj në pranverë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Ditë më të gjata e më të nxehta shënojnë një fillim për pranverën. Kjo kohë frymëzon shumë njerëz që t’u japin jetë hapësirave të vjetra apo të “harruara” të shtëpisë- që është gjë e mirë.

Mirëpo, nuk duhet të ndaleni këtu. Në këtë kohë duhet të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj.

Më poshtë lexoni këshillat e disa ekspertëve amerikanë  për shëndetin tuaj të dhënë për NBC.

Vendosni veten në krye të listës

Pranvera është një kohë e mrekullueshme për t’i rishqyrtuar shprehitë tuaja. Kur vendosni nevojat e të tjerëve përpara, paraqitja yte si prind, profesionist, apo mik, do të bie dukshëm. Duhet ta largoni këtë shprehi, nuk është e gjithë jeta për t’i parë rezultatet. Filloni ditën me frymëmarrje të thellë shëtitje me një mik tuajin. Apo thjesht gjeni kohë për të përgatitur ushqim të shëndetshëm për veten tuaj.

Dilni jashtë

Natyrisht që ka shumë aktivitete për tu kënaqur kur është koha e mirë, mirëpo thjesht të dilni jashtë shtëpisë, është shumë produktive gjithashtu. Shpenzoni kohë në natyrë, do të ju ndihmojë për të larguar stresin.

Shijoni diellin për 10 minuta

Shumica prej nesh kemi mungesë  të vitaminës D, kështuqë është lëvizje e mençur që të merrni pak rreze të diellit pa u mbrojtur. Vitamina D ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test