Nuk e dini çfarë lëkure keni? Zbulojeni

Life style

Nuk e dini çfarë lëkure keni? Zbulojeni

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:01
Ilustrim

90% e femrave nuk janë të afta të përcaktojnë me saktësi se ç`lloj lëkure kanë. Këtë e thonë edhe sondazhet.

Gratë e pyetura nga 25-44 vjeç, nuk e dinë nëse lëkura e tyre është e yndyrshme, e thatë, e ndjeshme apo mikse.

Disa firma të mëdha kozmetike kanë menduar që të shpërndajnë një test për të zbuluar llojin e lëkurës.

Akne, skuqje, irritime

Si reagojnë këto lloje të ndryshme lëkure kur përdoren kremrat e gabuar? Lëkura mbrohet me mekanizmat e saj mbrojtës dhe shfaqen shenja dhe reagime të ndryshme.

Lëkura e yndyrshme reagon me akne kozmetike: pika të zeza, të bardha, puçrra dhe zona të skuqura. Në lëkurën e ndjeshme shfaqen skuqje të përhapura që japin kruarje dhe djegie ,lëkura e thatë irritohet.

Ujë po, diell jo

Kur ka irritime të lëkurës, gjëja e parë që duhet bërë është ndërprerja e trajtimit. Specialistët këshillojnë që ta shpëlash mirë fytyrën, zakonisht irritimet largohen pa u shndërruar në një problem më të madh. Kur shfaqen aknet kozmetike ose një ekzeme është mirë që t’i drejtoheni dermatologut.

Udhëzime për identifikimin

Lëkura e yndyrshme identifikohet më lehtë, sepse shkëlqen dhe zakonisht ka papërsosmëri dhe pore të hapura. Por mund të të mashtrojë duke u shfaqur e thatë. Kjo ndodh kur yndyra nuk del në sipërfaqe për shkak të pikave të zeza që bllokojnë poret.

Tharja është tipike në rastin e lëkurës së thatë, e cila ndryshe nga çfarë mendohet ka vetëm mungesë uji, por edhe yndyrash dhe irritohet lehtë, sepse nuk ka një rigjenerim normal qelizash.

Vajra, alkool, acide

Përveçse të kontrollosh etiketat, ka edhe ca këshilla të përgjithshme që ndihmojnë për të zgjedhur produktet e duhura: Për lëkurë të yndyrshme ka trajtime që shërbejnë për rregullimin e sekretimit të yndyrës, pa vajra, mundësisht pa parafinë dhe vajra minerale sepse janë bllokues.

Për lëkurë të thatë, ideale janë vajrat me bazë vegjetale që stimulojnë hidratimin dhe kompensojnë mungesën e yndyrës. Për lëkura delikate dhe të buta shërben një specialiteti i ushqyeshëm që mbron nga faktorët mjedisorë dhe që nuk përmban as alkool, as acide.

Së fundmi, lëkurat mikse trajtohen me një krem të lehtë për ditën dhe një me ushqyes për natën. Të paktën gabime të rënda, që lëkura nuk t`i fal duhet të mos i bësh më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat