Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia - Bota Sot
Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia

Life style

E mërkurë, 19 shtator 2018

Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia

Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:25
Ilustrim

Urime! Je shtatzënë. Është një periudhë fantastike e jetës tënde. Së bashku me gëzimin dhe planifikimin për sjelljen në jetë të bebes, mund të hasësh edhe disa eksperienca të pakëndshme gjatë shtatzënisë, siç janë përzierjet e mëngjesit, shenjat në lëkurë ose mospërmbatjen e lehtë të urinës.

Më poshtë do të gjeni të gjitha detajet lidhur me mospërmbajtjen e lehtë të urinës.

Shkaqet e mundshme?

? Mospërmbajtja e lehtë e urinës mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu.

Duhanpirja konsiderohet si kontribuuese në mospërmbajtje. Sëmundjet pulmonare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të legenit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në legen mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.

? Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzënisë. Nëse mospërmbatja e lehtë urinare ekziston përpara shtatzënisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes.

Mospërmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të legenit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të legenit që furnizojnë muskujt.

? Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e legenit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mospërmbajtje.

? Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes. Për shembull, përdorimi i pincave rrit sadopak mundësinë për mospërmbajtje të lehtë.

Mospërmbajtja e lehtë pas lindjes

Sipas studimeve, një e treta e grave të cilat lindin natyrshëm mund të zhvillojnë deri diku mospërmbajtje urinare 3-6 muaj pas lindjes. Ndonjëherë nervat që furnizojnë muskujt mund të dëmtohen. Gradualisht me kalimin e kohës mund të shfaqet atrofia e muskujve. Kjo është arsyeja pse ka vonesa në nisjen e rrjedhje së urinës pas lindjes

Çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar mospërmbajtjen e lehtë?

? Së pari duhet të lini duhanin (veçanërisht gjatë shtatzënisë), për të mbajtur nën kontroll kollitjen dhe teshtimat.

? Bëni ushtrime për të forcuar pjesën e poshtme të legenit.

Ushtrime për pjesën e muskujve të poshtëm të legenit mund të ndihmojnë gratë që kanë problem me mospërmbajtjen e lehtë të urinës- veçanërisht në rastet e theksimit ose detyrimit të mospërmbajtjes, të cilat janë dy llojet më të zakonshme. Ato janë ushtrime shumë ndihmuese nën udhëzimin e trajnuesit të specializuar që do të ndihmojë gratë të kuptojnë dhe maksimizojnë përfitimet e këtyre ushtrimeve.

Këto ushtrime specifike nuk e kurojnë mospërmbajtjen urinare, por ato shpesh përmirësojnë simptomat duke rritur mjaft kohën derisa të mbërrish në tualet.

? Ushtrimet Kegel janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nuk ka rrezik për fetusin apo për nënën, këshillon Babylino. Kjo sigurisht që nuk nënkupton që nuk duhet të keni gjithmonë aprovimin e mjekut para nisjes së çfarëdo lloji ushtrimi gjatë shtatzënisë.

? Kujdes me marrjen në peshë gjatë shtatzënisë. Sigurisht, shtatzënia nuk është koha më e mirë për të mbajtur dietë. Është gjithsesi koha kur ushqimi i mirë dhe menaxhimi i peshës janë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk ke historik të mirë në këtë fushë, mund të jetë e dobishme të punosh me një nutricionist për këshillim mbi ushqimin e shëndetshëm dhe të mësosh si të kontrollosh peshën.

Kur pesha e një gruaje tejkalon pragun, mund të ketë impakt negativ në shëndetin e muskujve të poshtëm të legenit dhe të rritë mundësinë e simptomave të mospërmbajtjes.

Dilema për disa gra

Lindja përmes vagjinës lidhet fort me mospërmbajtjen. Për këtë arsye, disa nëna të ardhshme zgjedhin prerjen cezariane. Ajo që duhet të dini është që sipas të dhënave mjekësore, mundësia e ndonjë mospërmbajtjeje urinare nuk justifikon vendimin për prerje cezariane, përderisa një operacion ( siç është prerja cezariane) ka rreziqe të shumta. Prandaj kjo praktikë nuk rekomandohet thjesht dhe vetëm për të parandaluar mospërmbajtjes.

Gjinekologu yt është i vetmi person i kualifikuar për të vendosur nëse duhet të lindësh me prerje cezariane, në varësi të fakteve të secilit rast lindjeje.

Edhe nëse përjeton mospërmbajtje gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, mos u mërzit. Shumica e rasteve janë të përkohshëm. Konsultohu me gjinekologun në kohë dhe zgjidh pecetat e duhura për mospërmbajtjen urinare për mbrojtje të sigurt, e duke respektuar lëkurën. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test