E vetmja çantë të cilën damat me stil do ta bartin këtë verë!

Life style

E vetmja çantë të cilën damat me stil do ta bartin këtë verë!

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:09
Çanta të cilën damat me stil do ta bartin këtë verë!

Lehtë përshtatet me çdo kombinim veshjesh.

Mbase pranverën e kemi filluar me çanta pvc, mirëpo në sezonin e verës hyjmë me çanta të thurura thjesht dhe në mënyrë fenomenale.

Shumica kanë dorëz të shkurtër dhe ndonjë detaj simpatik në formë vjege apo shtojce të qepur në ndonjë ngjyrë të zjarrtë.

Këto modele janë krijuar ashtu që të përshtaten perfekt me këpucë të rrafshëta dhe komode, por edhe me platforma, sandale dhe atlete. Ndjekin stilin boho, por edhe paksa elegancën femërore.

Megjithatë, më mirë përshtaten me kombinimet safari dhe minimalizmin skandinav, por edhe ektektikën me lule në formë të fustaneve maksi apo të fundeve luksoze midi bashkë me fanella të bardha të cilat i dekoron ndonjë mbishkrim shik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat