Çka mund të mësosh nga një ndarje

Life style

Çka mund të mësosh nga një ndarje

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Kur një lidhje dashurie na lë mësime të vlefshme që do të na hyjnë në punë për lidhjet në të ardhmen.

Fundi i një lidhje është një dhimbje e pa evitueshme dhe e trashte, që për fat, i ka ditët e numëruara. Ki durim, sepse do të biesh në dashuri, më shumë ose më mirë, dhe çdo gjë që je duke e përjetuar tani, do të shërbejë për të u bërë më e fortë dhe më të mençur.

Këto janë gjërat më të rëndësishme që do të mësojmë kur një dashuri përfundon:

Ke nevojë për hapësirën tënde

Të kesh një të dashur nuk duhet të limitojë rritjen individuale të asnjërit. Të lejoni që secili të ketë hapësirën e vet personale, është një prej dëshmive më të mëdha të dashurisë, si dhe të besimit.

Ji vetja jote, mbaje identitetin tënd, shoqërinë tënde, si dhe aspiratat personale. Nëse ndjehesh mirë me vetën tënde, atëherë do e forcosh edhe lidhjen.

Ruaje shoqërinë

Pas një ndarje, shoqëria jote është një mbështetje e madhe që do të paraqitet kur më së shumti të nevojitet, edhe nëse nuk e ke mbajtur kontaktin me ta gjatë lidhjes, si më përpara.

Kalo kohë më së shumti me ta, dhe kur dashuria kthehet në jetën tënde, dhe kur fillon një marrëdhënie të re, mos i le në njërën anë, sepse, ashtu siç dihet, kush ka një shok ka gjithë arin e botës.

Fluturat në bark nuk janë të përhershme

Ndjenja e dashurisë në fillim të marrëdhënies prodhon shumë ndjenja të mira që të bëjnë të ndihesh shumë mirë.

Por kjo ndjenjë mund të zgjasë në mes 6 muajsh deri në dy vjet, dhe me shuarjen e kësaj ndjenje nuk do të thotë se dashuria ka vdekur.

Pasi të kaloj kjo periudhë kohore truri ynë kthehet në gjendje të normalitetit, dhe me këtë është momenti të kënaqemi me një etapë të re të lidhjes që është e bazuar në stabilitet dhe besim.

Nuk i përket askujt

Dhe askush nuk të përket ty. Nganjëherë ndodhë që një lidhje të përfundoj sepse dikush mendon se ka fuqi në tjetrin.

Që një lidhje të funksionojë, respekti dhe besimi janë fundamental, kështu që ji i lirë dhe mos e lë askënd që të kontrollojë.

Nëse je ti që e ushtron kontrollin mbi partnerin, fillo të mendosh se çka të bënë të sjellësh në këtë mënyrë. Fol me partnerin tënd në mënyrë që të mund të e zgjedhësh këtë problem.

Realizoje vetën tënde

Heqë dorë nga ideja e gjysmës tjetër si dhe se ke nevojë për këtë person për të kompletuar vetën. Ti je komplet, me apo pa dikë në jetën tënde.

Mos tento të ndryshosh partnerin tënd

Dhe as mos lejo që të tentojnë të ndryshojnë ty. Kjo nuk do të thotë që ndryshimi të jetë i keq, përkundrazi. Por nuk duhet të ndodhë për shkak të shtytjes së partnerit.

Ndryshimet duhet të ndodhin brenda vetës, sepse janë proces individual, sepse janë pjesë e eksperiencave dhe reflektimeve të thella, dhe që askush nuk mund e as nuk bën të intervenojë.

Të ikësh dhe të lësh që të tjerët të ikin

Nganjëherë ndodhë që të kapemi pas një lidhje që nuk po shkon asgjë kundi, vetëm për shkak të frikës që të përballemi me vetminë. Mos e lë vetën të mund frika, dhe dëgjoje zemrën tënde nëse do që të vazhdosh edhe më tutje lidhjen që e ke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat