Rrjetet sociale po ndikojnë në ndarjen e çifteve

Life style

Rrjetet sociale po ndikojnë në ndarjen e çifteve

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 17:03
Ilustrim

Terapistja e njohur e seksit, Dr. Ruth Westheimer, ka folur për efektet që rrjetet sociale po i shkaktojnë te mijëvjeçarët.

Psikoterapistja 90-vjeçare beson se rrjetet sociale janë duke i bërë mijëvjeçarët të vetmuar dhe janë duke ndikuar në aftësinë e tyre për t’i mbajtur lidhjet romantike.

E njohur si “Dr. Ruth” përgjatë Shteteve të Amerikës, autorja e lindur në Gjermani ka shpjeguar se rrjetet sociale kanë ndikuar edhe në aftësitë sociale të jetës reale.

“Jam tejet e shqetësuar për vetminë. Njerëzit janë duke e humbur artin e komunikimit. Ata vazhdimisht janë duke qëndruar në telefonat e tyre të mençur. Ju shihni shpesh çifte në restorante duke qëndruar secili në telefonin e tyre. Ky është problem i madh për lidhjet romantike”, ka thënë ajo.

Ajo ka shpjeguar se lidhjet sot janë shumë më të vështira për t’u mbajtur shkaku i internetit.

“Interneti sot po iu jep njerëzve pritshmëri të paarsyeshme, sikur ajo që femrat presin një Princ me një kali të vijë dhe të dashurohen në të”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat