Ushqimet e duhura për një lëkurë të bronztë

Life style

Ushqimet e duhura për një lëkurë të bronztë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Dëshirë e të gjithave që pas muajve të dimrit, më në fund me verën të lirohemi nga veshjet e rënda dhe ndonjë gram më shumë. I ftohti kërkon një ushqyerje me të pasur me yndyrna, që duhen hequr.

Por jo vetëm një fizik të mirë, por dhe një ngjyrë të shendetshme të lëkurës, që krahas plazhit ju ndihmojnë dhe ushqimet e duhura për tu ndjerë mirë.

Sallatat janë protagonist të stinës. E lehtë për tu përgatitur dhe për tu konsumuar kudo, përfshi dhe plazhin. Për një nxirje perfekte dhe uniforme mos harroni karrotat, selinonë, radhiqet dhe për të shtuar proteina një vezë, fruta të thata apo karkalecë deti. Vaj ulliri dhe lëng limoni dhe voila.

Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje pefekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitamin dhe betakaroten që stimulojnë melaninën. Pra kajsi, pjeshkë, pjepër, me banana që është e pasur me kalium.E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli pasi rrisin numrin e kalorive.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shalqiri. Fruti symbol I verës, dhe një nga aleatët më të mirë për nxirrjen e lëkurës. Një mrekullibërës për të luftuar të nxehtin dhe lodhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat