Askush nuk na mëson si të biem në dashuri, prandaj gabojmë/ pyetjet që duhet t'i bëni vetes

Life style

Askush nuk na mëson si të biem në dashuri, prandaj gabojmë/ pyetjet që duhet t'i bëni vetes

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Skena tipike e filmave romantikë është: Një burrë ndihet i tërhequr nga një grua e bukur, diku (në një restorant ose festë). Më pas ai afrohet dhe ata shpejt e shpejt bëhen çift. Ju duket e gabuar, si një skenë që ndodh vetëm nëpër filma ? Në fakt, kjo ndodh në jetën reale, shpesh.

Pranojeni, mënyra se si ne mësojmë të biem në dashuri është e gabuar!
Ndoshta, sepse askush nuk na mëson se si të biem në dashuri, as në shkollë e as në shtëpi. Filmat romantikë janë burimi kryesor i ‘leksioneve’ të dashurisë. Për këtë arsye, na duket normale të biem në dashuri me shikim të parë, ose edhe pa e njohur mirë dikë.

Por, ashtu siç numrat dhe fjalët, ky është një proces që duhet mësuar: të mësojmë se si të biem në dashuri. Nëse mësojmë të ndjekim disa rregullat që në fillim, nuk do të kishim shumë zhgënjime më pas.
Mund ta kesh përjetuar tashmë këtë:

Re lumturisht në dashuri. Gjithçka t’u duk ekzaltuese. Bëre shumë gjëra të reja me të. Pak kohë më pas, u duk sikur diçka mungonte. Nuk e kuptove se çfarë konkretisht, por kuptove se nuk ndiheshe e përmbushur me atë person.
Kjo ndodh sepse e filluat marrëdhënien, duke harruar këto dy gjëra:

Të kalosh kohë cilësore bashkë
Kjo nuk do të thotë që duhet të qëndrosh me tjetrin gjatë gjithë kohës për një periudhë të gjatë, përpara se të vendosni të lidheni. Do të thotë se duhet realisht ta studioni partnerin dhe të shihni a përshtateni dot bashkë.
A i trajton ai/ajo keq kamarierët në restorant?

Si i trajton familjarët e tij/saj?
A kujdeset ai/ajo për ty, apo është i/e përqëndruar te vetja gjatë gjithë kohës?
Nga këto gjeste të vogla në dukje mund të kuptoni shumë! Mos harroni se nuk duhet të shihni vetëm se si ju trajton ju, por edhe njerëzit e tjerë.

Nëse po kërkon për dikë, që mund t’ju ofrojë mbështetje emocionale, a mundet ai/ajo ta bëjë këtë?
Të bësh pyetje kuptimplota
Mos bëni vetëm pyetje të zakonshme të tipit: “Cili është ushqimi i preferuar?” por edhe pyetje si: “Çfarë do të quhej një pushim perfekt për ty?” Dikush mund të thotë se preferon një hostel, ku mund të njohë banorët e zonës dhe dikush mund të thotë se preferon hotelet me pesë yje. Dhe kjo do të zbulojë diçka më shumë për ato.

Disa pyetje të tjera të rëndësishme që mund të bëjmë:
Cila është keqardhja më e madhe në jetën tënde?
Nëse do të kishe mundësi të ktheheshe pas në kohë, çfarë moshe do të zgjidhje?
Cila është mënyra më e mirë për ta kaluar jetën kur të plakesh?
Vetëm kur e njeh mirë një njeri, mund të biesh në dashuri me të, e për rrjedhojë mund të kesh një marrëdhënie të mirë dhe të gjatë me të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat