Sipas horoskopit, ju duhet t’i thoni gjithmonë partnerit këto tri gjëra

Life style

Sipas horoskopit, ju duhet t’i thoni gjithmonë partnerit këto tri gjëra

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:10
Ilustrim

Wow! Interesante:
Gjërat që duhet t’i thoni: “Ti mund ta bësh këtë!”, “Vazhdo kështu!”, “Je më i miri!”

Duke suportuar dhe inkurajuar një Dash, ju do t’i bëni ata të ndihen sikur kanë pushtuar botën e do t’i ndihmoni në këtë mënyrë që ata të ecin përpara.

DEMI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Asgjë nuk ka për të ndryshuar”, “Shiko gjithë këto gjëra që kemi”, “Ky po që ishte një investim i mirë!”

Demat janë besnikë dhe njerëz shumë të stabilizuar ndaj dhe do e kishin me shumë qejf që ju t’i komplimentonit në mënyrë që ata të vazhdonin të punonin fort. Gjithsesi mos u bëni të bezdisshëm pasi ata janë shumë individualë dhe nuk duan që ju t’i ndërhyni në jetën e tyre private.

BINJAKËT

Gjërat që duhet t’i thoni: “Ti më bën për të qeshur”, “Çfarë mendon për këtë ide?”, “Ti dhe mendimet e tua janë shumë të mira”

Binjakët janë kuriozët dhe intelektualët e zodiakut ndaj dhe ata do të kishin shumë qejf të dinin se ju i vlersoni për këtë. Por ata preferojnë të jenë edhe shpirti i grupit përsa i përket batutave dhe humorit dhe përpiqen gjithmonë që të shpërndajnë energji pozitive nëpërmjet të qeshurave, vërjani në dukje këtë.

GAFORRJA

Gjërat që duhet t’i thoni: “Je në rregull”, “Më trego se si ndihesh”, “Mund të kesh besim absolut tek unë”.

Duke qenë se Gaforret janë shumë sensitive, ato duan që gjithë kohës të marrin aprovimin se gjithçka shkon mirë dhe janë në rrugë të drejtë.

LUANI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Ty të duan të gjithë”, “Ti më sjell lumturi”, “Ti më bën të ndihem i dashuruar”

Luanët e duan shumë veten, por nga ana tjetër ata e kanë shumë të rëndësishme që edhe të tjerët rreth tyre të ndihen të lumtur dhe të dashuruar çka i bën ata të jenë gjithë kohës në nevojë për të dëgjuar nga ju, se po ia arrijnë këtij objektivi. Dashuria është njësoj si oksigjeni për ta, ndaj sigurohuni t’ja transmetoni edhe me fjalë.

VIRGJËRESHA

Gjërat që duhet t’i thoni: “Ke bërë një punë të shkëlqyer!”, “Si mund ta bëjmë këtë gjë më mirë?”, “Ishe shumë ndihmues!”

Virgjëreshat janë perfeksioniste të pandrequra dhe kjo ka gjërat pozitive dhe negative sigurisht. Por duke qenë se Virgjëreshat janë gjithmonë kritikuese, ju mund t’i tregoni se ata bëjnë punë mjaft të mira në mënyrë që ata të mos fiksohen më ndaj detajeve e t’ju acarojnë. Me pak fjalë: Paraprijini një debati, duke i komplimentuar.

PESHORJA

Gjërat që duhet t’i thoni: “Mendoj fiks si ty”, “Mos ki merak, s’më ke mërzitur”, “Le të ndajmë bashkë një shqetësim”.

Duke qenë se Peshoret janë shumë empatike, ato duan që gjithmonë ju t’i rrëfeheni lidhur me gjithçka në mënyrë që ata të kenë mundësi t’ju ndihmojnë duke ju dhënë një zgjidhje apo thjesht duke qenë aty për ju në mënyrë që t’ju bëjnë të ndiheni më të pranuar.

AKREPI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Dua të të them një sekret!”, “Gjëja më e mirë që ke është se thua të vërtetën!”, “E kuptoj dhimbjen tënde!”

Akrepët rrallë herë tregojnë për gjërat e tyre dhe në mënyrë që ju të dini se si t’i ndihmoni, duhet që më parë t’i bëni t’ju rrëfejnë. Duke i komplimentuar, ata do të ndihen shumë të sigurtë e do ju rrëfehen.

SHIGJETARI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Eja shkojmë në një udhëtim!”, “Mos u streso”, “Jeta është aventurë kur kalohet me ty!”

Nëse dashuroni një Shigjetar, jeta juaj do të kthehet në qejf dhe aventura. Por nëse ju nuk arrini t’ja tregoni gjithçka ndjeni Shigjetarit tuaj, ata nuk do të ndihen aspak të motivuar dhe do të bezdisen shpejtë më ju. Atëherë zgjidhni: komplimentojini ose largohuni prej tyre përpara se ata t’ju zëvendësojnë.

BRICJAPI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Këto janë edhe synimet e mia!”, “Jam serioz kur flas me ty!”, “Do e përfundojmë patjetër gjithçka nisëm!”

Bricjapët janë praktikë, por duan me patjetër të shohin që ju i besoni në mënyrë që të ktheheni të besueshëm dhe të bëheni pjesë e rezultateve të tyre pozitive. Bricjapët duan gjithmonë konfirmim dhe suport, përndryshe, demotivohen, sidomos në sferën profesionale.

UJORI

Gjërat që duhet t’i thoni: “Je unike!”, “Çfarë mendimi ke lidhur me këtë?”, “Je shumë e mirë në opinionet e tua!”

Si një rebele e zodiakut, Ujori, do të kishte shumë dëshirë të dëgjonte se ju në fakt pajtoheni me mendimet e tyre dhe besoni tek veçantia që ata i karakterizon. Lejojini hapësirën që duan, por gjithsesi qëndrojini besnikë perspektivës që ata kanë mbi jetën nëse dëshironi që gjërat t’ju shkojnë vaj.

PESHQIT

Gjërat që duhet t’i thoni: “Kjo është shumë e bukur!”, “Ndihem sikur të njoh prej një jete!”, “Ndihem njësoj si ti!”

Peshqit janë artistë dhe shumë empatikë, çka do të thotë se arrijnë të ndjejnë gjithçka deri në qelizë. Kur ju i tregoni se edhe ju ndiheni njësoj, ata nuk do të ndihen të çudtishëm dhe të struken në dilemat e tyre që i kanë në fakt shumë demotiuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat