Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Life style

Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Meshkujt dallojnë nga femrat, nuk kanë shumë zona erogjene. Mirëpo, në trupin e tyre ekzistojnë pika magjike të afshit, ndërkaq asnjëra sosh nuk gjenden nën bel! A dini ku janë?

Pos thimthave, kërthizës, gilcave dhe, natyrisht, krenarisë mashkullore, në trupin e mashkullit ekzistojnë pika të cilat mund të shkaktojnë shpërthim epshi.

Fjala është për qafën e tij, e cila fsheh zonat më të fuqishme dhe të cilat, derisa preken, puthen apo së paku kafshohen butësisht mund në çast ta eksitojnë.

Për puthjet

Dëshironi të provoni trukun më të vjetër i cili vërtet eksiton, ‘sulmojeni’ qafën e tij. Pas puthjeve në buzë ndryshoni drejtimin dhe shkoni drejt qafës, më saktësisht në rajonin nën veshë.

Puthjet në këtë pjesë janë shumë të zjarrta dhe joshëse dhe konsiderohen zona më të fuqishme erogjene. Lozni me puthjet dhe ofroni kënaqësi e cila i ngre kufijtë.

Për prekjet

Majat e mollëzave të cilat kalojnë ngadalë mbi trupin e femrave paraqesin kënaqësi të vërtetë. Mirëpo, të njëjtin efekt e kanë edhe tek meshkujt, posaçërisht në pjesën e qafës. Dëshironi të provoni këtë truk, përdorni imagjinatën dhe lehtë filloni aksionin.

Kur përqafoni mashkullin dhe filloni ta puthni, me maja të gishtave ngadalë kaloni nëpër mesin e qafës së tij, madje nga zverku e më poshtë. Kjo prekje e butë është shumë e fuqishme, posaçërisht nëse kombinohet me pikën e parë.

Për kafshim të butë

Të kafshuarit butësisht është akt shumë i zjarrtë, ndërkaq në afshin e marrëdhënieve seksuale spontanisht apo inicialisht i përdorin të gjithë. Mirëpo kafshimet e buta bëjnë magji në qafën e mashkullit prandaj provoni këtë teknikë të mirë të vjetër për trazimin e afshit.

Filloni nga pika 2, pastaj kaloni në pikën 1 dhe për finalen e madhe përdorni dhëmbët. Fundin e qafës dhe pjesën e supeve butësisht kapni me dhëmbë pastaj kapeni lëkuren derisa ta ndiejë. Kënaqësinë që e ofron ky truk, në shikim të parë i parëndësishëm, për meshkujt është i paharrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat