Rrëfehet 29 vjeçarja: I dashuri shkoi t’i thoshte gruas se po ndahej më të, por ajo që i bëri ajo me fëmijët...

Life style

Rrëfehet 29 vjeçarja: I dashuri shkoi t’i thoshte gruas se po ndahej më të, por ajo që i bëri ajo me fëmijët...

Nga: Bota sot Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një vajzë 29 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se prej disa muajsh është në lidhje me një burrë 48 vjeçar, i cili është i martuar dhe ka fëmijë, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ata e dinë se janë duke bërë gabim por janë dashuruar në njëri tjetrin dhe kanë dashur të jenë bashkë.

Në rrëfimin e saj, 29 vjeçarja tregon se i dashuri i saj kishte shkuar t’i thoshte gruas së tij që donte të ndahej nga ajo, por që ajo kishte mbledhur fëmijët që ishin të rritur, të cilët kanë qenë kundër dhe i kanë thënë se nëse e lë nënën e tyre, nuk do të mund t’i shoh më ata.

Më pas ai e ka telefonuar të dashurën e tij dhe i ka thënë se nuk mund të jenë më bashkë, pasi ai nuk mund të ndahet për shkak të fëmijëve.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

I dashuri im shkoi që t’i thoshte gruas së tij që po e lë atë por më telefonoi dhe më tha: “Nuk mund të kem më asnjë kontakt me ty”.

Më pas u ndal telefoni. Ishte si një skenë e trailerit të një filmi horror.

Në u njohëm në punë. Unë jam 29 vjet dhe beqare por ai është i martuar dhe ka 48 vjet. Unë punoj në restorant në një depo të shpërndarjes dhe dashnori im punon për mirëmbajtjen.

Ne folëm për festën e Krishtlindjes. Ishte krejt miqësore por unë e dija se kam ndjenja për të.

Unë nuk kam pritur asgjë nga ai, derisa një ditë kur dolëm me disa kolegë të tjerë, ai më kapi dorën, më vuri duart dhe më puthi.

Ky ishte fillimi i një lidhje të mahnitshme, të dashur dhe të mbushur seksualisht. Ne folëm për një të ardhme bashkë. Ne e dinim që njerëzit do të lëndoheshin por ne e donim lidhjen që nuk ishte për gjatë sekret.

Gruaja e tij gjithmonë thoshte se do ta linte nëse ai do ta tradhtonte. Ne e dinim që ishte gabim që ishim bashkë por u dashuruam në njëri tjetrin.

Ai më tha se nëse e lë gruan e tij, ai duhet ta mbante atë financiarisht dhe unë i thashë se ai mund të jetonte me mua dhe mund të paguante për të.

Ai shkoi t’i tregonte asaj por ajo i kishte mbledhur tre vajzat e rritura kundër tij dhe i thanë se nuk do t’i shihte ato as fëmijët tjerë të rritur nëse ai e linte nënën e tyre.

Ai i pyeti se ku mund të bënte një thirrje dhe ato i lejuan atij një thirrje telefonike, ishte sikur ai të ishte rrëmbyer.

E gjithë biseda e tij ishte e kontrolluar. E pyeta nëse ishte dëshira e tij që të qëndronte me të dhe ai më tha: “Jo, por fëmijët...” dhe ne nuk mundëm të flisnim më gjatë.

Fëmijët e tij i kanë treguar dikujt që unë njoh se ata janë të vendosur që të jenë kundër tij e gjithë familja, nëse ai më takon sërish.

E dua mjaft sa ta lë atë të shkojë, por unë jam e sigurt se ai do që unë të jem me të.

Po ma thyen zemrën.

Gruaja e tij bëhet sikur është e butë dhe e ëmbël por e di që është kontrolluese.

Kjo është përgjigja e psikologes:

A mund ta fajësosh atë? Ajo po përdor çdo gjë që mundet, për ta ruajtur martesën e saj, me babain e fëmijëve të saj.

Nëse ai ka tre fëmijë të rritur, jam e sigurt se ata kanë qenë të bashkuar që nga koha kur ti ke lindur.

Ti po e mëson një mësim të vështirë. Shumica e aferave përfundojnë duke lënduar dikë. Lidhja juaj ndoshta ka qenë një frymëmarrje e freskët për të por ti ke pasur vetëm fjalët e tij për situatën në shtëpinë e tij.

Mos humb kohë më duke menduar për të. Ti ke nevojë të jesh një dhe e vetme në jetën e një mashkulli.

Koncentrohu të përfshihesh në jetën sociale dhe t’i japësh mundësinë vetes që të njoësh një djalë të duhur./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat