Stomak të rrafshët dhe të tendosur por pa ushtrime barku!

Life style

Stomak të rrafshët dhe të tendosur por pa ushtrime barku!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:14
Karlie Andrews

Kjo është teknika e cila zgjat vetëm 60 sekonda, – shikoni rezultatet…

Ky ushtrim tendos stomakun dhe u jep formë muskujve të barkut, për të cilët gjithmonë keni ëndërruar.

Instruktorja e pilatesit Karlie Andrews, sqaron që mbajtja e frymës me rastin e marrjes dhe nxjerrjes së frymës, mund të jetë e efektshme sa 100 ushtrime barku në ditë.

Natyrisht, regjimi juaj i ushqimit dhe i ushtrimit ende luan rol të madh në formësimin e muskujve të stomakut.

Nuk mund të prisni definimin e muskujve nëse hani ushqim të shpejtë, nuk merreni me kurrfarë aktivitetesh fizike dhe vetëm aplikoni teknikën e frymëmarrjes.

Karli thotë që ka arritur të formësojë stomakun e vet kur është fokusuar në teknikën e frymëmarrjes, e cila ndihmon më së shumti dhe angazhon muskujt e barkut, mirëpo edhe i aktivizon muskujt e gjoksit, shpinës dhe vitheve.

Duke forcuar muskujt e stomakut, të muskujt anësorë dhe ata të shpinës, si edhe muskujt e vitheve, forcon trupin tuaj.

Si ta bëni drejt teknikën e frymëmarrjes për forcim të muskujve të stomakut?

Këtë teknikë do të duhej ta bënit disa minuta para ushtrimeve, qoftë në pozitë të shtrirë, qoftë në gjunjë apo në këmbë.

Merrni frymë dhe lironi stomakun tuaj, nxirrni frymën dhe tërhiqeni stomakun tuaj drejt kurrizit, ngrini komblikun dhe qëndroni në këtë pozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat