Këto janë truket e make-up që të duken si Meghan Markle

Life style

Këto janë truket e make-up që të duken si Meghan Markle

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 17:54
Meghan Markle

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, po kthehet në një model frymëzimi për sa i përket pamjes së saj gjithmonë të kuruar, por të thjeshtë. Pamja dhe kryesisht grimi i saj në ditën e dasmës i la të gjithë pa fjalë.

Një grim i lehtë dhe natyral, por që i fiksoi të gjithë. Produktet që u përdorën për të realizuar grimin e dukeshës nuk janë bërë publike, por kjo nuk i ka ndaluar make-up artistet dhe vlogger-et e bukurisë që të mundohen të rikrijojnë look-un e saj.

Një prej këtyre vlogger-eve është edhe Promise Tamang, e cila më parë e ka transformuar fytyrën e saj në atë të këngëtares Cardi B dhe të Gigi Hadid.

Me kërkesën e ndjekësve të saj, ajo ka rikrijuar look-un e Meghan në ditën e dasmës. Në videon e postuar në Youtube, Promise është shndërruar totalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat