9 produkte esencialeve që duhet të keni në çantën e makeup-it këtë verë!

Life style

9 produkte esencialeve që duhet të keni në çantën e makeup-it këtë verë!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 19:36
Ilustrim

E kemi thënë dhe stër thënë që vera është stina ku duhet të shkëlqeni. Vishuni bukur, dukuni bukur, ndjehuni bukur!

Këtë herë ju sjellim një listë produktesh, të cilat janë asi nën mëngë për tu dukur akoma më bukur dhe me pamje sa më afër perfektes.

Produktet që do t’iu sjellim më poshtë anojnë në anën e shtrenjtë të makup-it, por mendoni që ca lekë më tepër ju sjellin një produkt cilësor, të testuar, të përshtatshëm për fytyrën tuaj dhe nuk do të dëmtoni lëkurën tuaj siç mund të bëjnë produktet që nuk kanë cilësinë e duhur.

Asnjëherë mos harroni që produktet cilësore të makeup-it janë investim!

Konturi – Gjithmonë me vete një paletë për të konturuar. Mos harroni të përdorni nuancat që përshtaten me lëkurën tuaj përndryshe nuk ja vlenë shpenzimi, as mundimi. Kjo paletë e Dior mund t’iu vij në ndihmë, kushton 45$, por mos harroni që zgjat shumë dhe garanton rezultate të shkëlqyera.

Fondatina ( kremi pudër) – Mos e nënvlerësoni kurrë një fondatinw të mirë, por kësaj here ju sjellim një firmë ekonomike. Coloupop No Filter Foundation ka një çmim shumë të arsyeshëm, është vetëm 12$ dhe ka famë të jashtëzakonshme midis guruve të bukurisë në Youtube. Përpara se të shpenzoni, kontrolloni ç’thuhet!

Rimeli – Askush nuk e pëlqen një rimel që lë shumë mbetje në qerpikë, dukesh shëmtuar dhe duket sikur nuk i ke dhënë rëndësi trukimit tënd. Nëse jeni një nga ato vajza ose zonja që e kanë rimelin të rëndësishëm dhe nuk keni mundur kurrë të gjeni të duhurin atherë kërkoni Milk Makeup Kush High Volume Mascara, të cilën e gjeni online tek sephora.com për vetëm 12$.

Buzëkuqi mat – Givenchy është firmë e shtrenjtë, në Tiranë është e vështirë ta gjesh, por me pak kërkim edhe me dëshirën për të pasur buzë që magjepsin këdo që i sheh, Givenchy sjell Givenchy Le Rouge Liquide për 37$. Mat, nuk thanë buzët dhe me një ngjyrë që nuk zbehet kurrë nuk dimë se çfarë mund të ofroj më shumë një buzëkuq!

Highlighter – Bota e makeup-it u shkund nga themelet kur highlighteri doli në skenë! Një produkt që e ndau botën në dy periudha, atë para dhe pas highlighterit ( nuk bëjmë aspak shaka!), mendojmë se nuk mund të përfaqësohet më mirë sesa nga Marc Jacobs Beauty Dew Drops Coconut Gel Highlighter – Coconut Fantasy Collection, i cili kushton 44$. Me nuanca ngjyrë bronxi, tekstur të lëngshme jemi të sigurtë që do të doni ta përdorni në gjithë trupin!

Shkëlqyesit e buzëve –  Shkëlqyesit e buzëve janë perfekt për në verë dhe çdo shkëlqyes do ta bënte mirë punën, por këtë herë ne kemi zgjedhur FENTY BEAUTY by Rihanna Summer Daze & Summer Nights Iridescent Lip Luminizer Trios. 3 shkëlqyes shumë të bukur për 32$!

Blush –  Për të gjitha ju që doni t’i dhuroni mollëzave tuaj pamje të bukur dhe të shëndetshme ju rekomandojmë GIORGIO ARMANI Neo Nude A-Blush për 38$.

Korrektori – I përshtashëm për fytyrat e thata, pa shkëlqim ose të maturuara, ky korrektor ju siguron mbulim të plotë, nuk krijon tharjen e bezdisur dhe të shëmtuar dhe vjen me aplikues për t’iu lehtësuar punën. Tarte Creaseless Under Eye Concealer kushton 26$.

Produkt për vetullat – Maybelline Tattoo Brow Waterproof Eyebrow Gel nga Maybelline për 13$. Nëse doni vetulla perfekte mund t’i arrini me ndihmën e këtij produkti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat