Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh sa herë që pastron vetullat

Life style

Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh sa herë që pastron vetullat

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Mënyrat për të pastruar vetullat janë nga më të ndryshmet, por për të gjitha vajzat që janë mësuar të përdorin piskatoren, ka disa gabime që bëhen shpesh – ndër ta njëri është shumë i përdorur.

Një pjesë e piskatoreve janë shumë delikate, aq sa kërkojnë një teknikë të veçantë përdorimi, sepse edhe mund t’i këpusin qimet.

Megjithatë, njëri nga gabimet që ndoshta nuk e di dhe që e bën gjithmonë, nuk ka të bëjë me piskatoren, por me pasqyrën.

Mos u shiko asnjëherë në një pasqyrë zmadhuese! Mos u habit, sepse kjo është pikërisht ajo që nuk duhet ta bësh më sa herë që heq vetullat. A është kjo mënyra për të parë më imtësisht nëse ka qime që kanë dalë?

Kristie Streicher, specialiste vetullash, thotë: “Nëse nuk i sheh qimet në një pasqyrë normale, atëherë askush tjetër nuk mund t’i shohë.” Nuk e ke menduar asnjëherë këtë? Tani mund ta provosh!

Po ashtu, nëse qëndron shumë afër një pasqyre zmadhuese, ti humb orientimin për pamjen e re që do të kenë vetullat pasi t’i kesh hequr dhe ka shumë mundësi t’u prishësh atyre formën.

Një tjetër specialiste vetullash, Ramy Gafni, këshillon: “Duhet të bësh vetëm dy hapa larg pasqyrës për ta parë veten ashtu siç të shohin të tjerët. Shikoje veten në të gjithë fytyrën dhe me objektivitet. Nëse kaq afër, asgjë nuk duket në vetulla, atëherë çdo gjë është në rregull. Më pas afrohu edhe më tepër, derisa të shohësh që qimet e dala të vetullave të prezantohen vetë.”

Kështu pra, nuk ke nevojë më për pasqyrë zmadhuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat