Si duhet të sillemi pas seksit

Life style

Si duhet të sillemi pas seksit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Çfarë duhet bërë në atë çast, në të vërtetë si duhet të reagohet në çastet e para më të ndjeshme pas seksit? Niveli i kënaqësisë pas "shpërthimit të madh", është vendimtar për ardhmërinë e lidhjes suaj.

Jeni njoftuar me të dhe disa herë jeni takuar. Ju është dukur i bukur, i mençur, sharmant. Një ditë ju ka ftuar në darkë: ju ka argëtuar, koketuar, ju ka rrëfyer tregime interesante.

Keni menduar se mu ai mund të jetë njeriu për të cilin keni ëndërruar: është mashkull vërtetë, nuk i fsheh ndjenjat e veta, është seksi, ndërkaq nuk bezdis shumë. Në një çast, nën tavolinë, ka prekur gjurin tënd dhe… aq ju ka fascinuar sa që ju kujtohet vetëm kur e keni parë veten në banesën e tij duke çuar dashuri…

Tash pason një kthesë: vërtet diç ka ndodhur. Pas kënaqjes në seks: “ose menjëherë, ose do të vdes”, futeni në një zonë të errët dhe ndjeheni si një balonë e fryrë. Në atë moment fatal e shihni veten në shtrat me një mashkull i cili di se ku gjenden zonat tuaja më të ndjeshme, dhe, natyrisht, di se si t’i aktivizojë ato, mirëpo nuk ka haber se ku gjendet banja juaj.

Çfarë duhet bërë në atë çast, në të vërtetë si duhet të reagohet në çastet e para më të ndjeshme pas seksit? Niveli i kënaqësisë pas “shpërthimit të madh”, është vendimtar për ardhmërinë e lidhjes suaj.

Gjashtë gjëra duhet t’i dini patjetër për mëngjesin pas seksit, në mënyrë që dashuria juaj të mos zgjasë vetëm një natë.

1. Loja pas kënaqësisë seksuale

Jeni e shtrirë në shtrat, ndërsa keni dëshirë t’i pëshpëritni në vesh gjëra të rëndomta. Mirëpo, cilat janë ato gjëra të rëndomta?

Kur i bëni komplimente, dashnori juaj, të cilin e njihni një kohë të shkurtër, nuk është në gjendje të përqendrohet aq seriozisht në gjëra serioze, sepse në ato çaste ai me siguri mendon diç krejtësisht tjetër. Pa marrë parasysh se çka ju thotë ai, në mendjen e tij sillet vërdallë diç krejtësisht tjetër: “kur do të mund të çoj sërish dashuri. Çfarë do të mendojë për mua, në qoftë se nuk jam në gjendje edhe për një seks”.

Është pothuajse e sigurt se edhe në kokën tuaj po të njëjtat mendime sillen. Nuk duhet kërkuar me çdo kusht përsëritjen e seksit. Andaj, kur është fjala për seksin e dytë të asaj nate, mos kërkoni me këmbëngulje. I thoni se ka qenë fenomenal. Në qoftë se e dëshiron edhe një “raund”, do t’ju bëjë me dije (… mashkull është).

2. Vetëm përpara, fshijeni grimin

Disa femra gjatë natës së parë në shtrat me mashkullin e ndjejnë veten në një situatë të palakmueshme të bëjnë gjëra të cilat, rëndom, i bëjnë para se të fiket drita. Andaj, edhe pse atë mbrëmje nuk do të flini me maskë në fytyrë, as në pizhame, duhet të ndjeheni e relaksuar kur flini në fanellë të rëndomtë. Hiqeni grimin.

Në qoftë se dëshironi të floni në njërën anë të shtratit, ndërsa ai mu në atë anë është i shtrirë, lirisht e gicilitni dhe i thoni që të shtyhet në anën tjetër të shtratit.

3. Duhet të jeni e gatshme për një kënaqësi mëngjesi

Pa marrë parasysh se sa gjatë keni bërë seks natën e kaluar, shumë djelmosha kanë dëshirë të bëjnë seks edhe në mëngjes, sepse e kanë zakon të zgjohen… dukshëm të gatshëm. Andaj, duhet të jeni e gatshme. Ndoshta do të ndjeheni më mirë, në qoftë se më parë shkoni në banjë, vetëm disa minuta para se të jetë zgjuar ai, t’i lani dhëmbët, t’i kryeni të gjitha veprimet që rëndom i bëni në mëngjes, dhe të futeni nën çarçaf – e gatshme për aksion.

Në qoftë se nuk jeni e disponuar për seks në mëngjes, i thoni se mbrëmë ka qenë i shkëlqyeshëm, në mënyrë që të mos e kalojë tërë ditën duke menduar se ndoshta ka qenë dashnor i keq.

4. Bëni një pushim të mirë

Meshkujt në mëngjes dëshirojnë disa çaste të mbeten vetëm, në mënyrë që të mos ndjehen se gjenden para një vështrimi dhe që duhen patjetër të thonë diç të mençur, romantike… Në qoftë se ai është në shtëpinë tuaj, mund të shfaqë dëshirën të shikojë shtëpinë, ca minuta të shikojë fotografinë të cilën e mban të varur në mur, afër shtratit.

5. Pa u rrëfyer, ju lutem!

Pjesë shumë e rëndësishme e këndelljes në mëngjes: provo të kuptosh se sa kohë (në shtrat, në shtëpi) duhet të qëndrosh, ndërsa asnjëri të mos ndjehet i lënduar apo sikur gjendet në ndonjë kurth.

Më mirë është t’i thuash se duhet të kryeni ca punë dhe duhet të ikni patjetër. Mirëpo, mos e teproni. Bëjani me dije se nga e tërë çështja nuk keni ndërmend të krijoni ndonjë skenë dhe ruajeni “muhabetin” rreth dashurisë për takimin tjetër.

6. Përshëndetuni në mënyrë gracioze

Në qoftë se ju thotë se duhet patjetër të shkojë për shkak të ndonjë pune apo të ndonjë obligimi tjetër, mos reagoni pikëllueshëm. Madje edhe nëse vendos që të shkojë mu në mesnatë, mos i thuani se do të lëndoheni apo do të hidhëroheni (keni të drejtë që ta vlerësoni me një minus të madh dhe të vendosni që kurrë më nuk do të takoheni me një mashkull të tillë, i cili ik nga shtrati juaj mu në mesnatë).

Ai mund të ketë ndjenjë frike se në atë fazë të re të lidhjes do të ketë telashe nga “takimet”. Më mirë është që ta joshni me një “mirë u pafshim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat