Doni të dukeni ende e re? Mos i bëni këto gabime asnjëherë

Life style

Doni të dukeni ende e re? Mos i bëni këto gabime asnjëherë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:44
Ilustrim

Asnjë grua nuk dëshiron të dukët më e vjetër se që është, por synim gjithmonë është për tu dukur edhe më e re. Megjithatë ndonjëherë pa vetëdije  përmes mënyrës  se si vishemi ose si rregullojmë flokët ne e bëjmë veten që të dukemi më të vjetra. Ekspertet e bukurisë dhe modës i konsiderojnë këto veprime si të gabueshme qe femrat i bëjnë të dukën më të vjetra.

1.Shtofrat e leshit

Derisa  materialet nga pëlhura dhe pambuku të sjellin një freski,shtofrat prej leshi e bëjnë të kundërten. Ky  material është i përshtatshëm kryesisht për persona më të moshuar, prandaj largojini rrobat e tilla nga dollapi i juaj.

2.Syze leximi

Sigurisht, ju mund të keni nevojë për to, por asnjë grua kurrë nuk duket më e re me syze të leximit të vendosura në fund të hundës së saj. Por, provoni të gjeni në forma të përshtatshme të kornizave. Shikoni nga trendet e reja dhe krijoni stilin e juaj, kështu mund të leni përshtypje të mirë dhe të dukeni trendi.

3.Flokët ngjyrë hiri

Dikush mund të mos pajtohet por floket ngjyrë hiri i bëjnë gratë të dukën më të vjetra.

Sigurisht që ka gra që kjo ngjyrë ju shkon, por vetëm kur ato kanë një stil të veçantë dhe duken unike, siç ndodhë me Nicole Richie. Ju që i adhuroni flokët ngjyrë hiri, provoni ndonjë nuancë më të butë të saj,pai të keni arritur një moshë të caktuar, asnjëherë kur jeni 20 vjeçe.

4.Këpucë komodë

A jeni e gatshme ta shkatërroni komplet dukjen tuaj, vetëm për faktin që donio ti vishni këpucët më të rehatshme që keni në shtëpi? Mos e bëni këtë.Në dyqane mund të gjeni modele tejët të bukura dhe të rehatshme që i përshtatën cdo lloj kombinimi.

5.Çanta juaj e vjetër

A jeni duke e mbajtur atë qantë rregullisht në 5 vitet e fundit, dhe e konsideroni si pjesë tuajën. Mund të doni pafundësisht, por lërëni në dollapin e fundit dhe bleni ca çanta të reja, nga ato më trendy. Zgjedhje ka pa fund dhe kështu do të dukeni shumë më e re.

6.Buzët e kuqe

Ngjyra e kuqe e buzëve duket më të vërtet bukur, por kur jeni në të njëzetat ajo do t’ju bëjë të dukeni më të vjetra, aq më shumë nëse e praktikoni në përditshmëri. E kuqja është për momente të veçanta dhe konsiderojeni të tillë gjithmonë. Ka ngjyra të lehta, shkëlqyes buzësh që do t’ju bëjnë të dukeni  e thjeshtë e re dhe e veçantë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat