Nëse je me ngut, ja mënyra për një makiazh mahnitës në vetëm dhjetë minuta

Life style

Nëse je me ngut, ja mënyra për një makiazh mahnitës në vetëm dhjetë minuta

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Kush ka kohë të bëhet gati me orë kur jeta është kaq e shkurtër? Me këto trike të shpejta do të jeni në gjendje të bëheni gati për eventet tuaja pa bërë shoqërinë me nerva fare!

1. Baziket janë fokusi kryesor. Nuk keni nevojë të krijoni një portret të pangjashem, sidomos nese po dilni në një event ku e keni lëne të pergatiteni vonë. Puder për mbulim shenjash dhe puçrash, maskare për qerpikët, buzëkuq, eyeliner dhe highliter dhe vetem një brushë.

2. Aplikoni pudren në zonat kryesore (nën sy, hundë, faqe, mjeker dhe ballë). Me pas vendosni highlightin në molleza, kapak të syve dhe pak në majë të hundës. Jep imazh sofistikues vetëm duke e vendosur në disa zona kryesore.

3. Eyelineri është një art që përfeksionohet me kohë por menyra kryesore është të mos e bëni me ngut apo siklet, të mbani dorën drejt pa dridhje. Buzekuqin mund ta përshpejtoni pasi që atë mund ta riaplikoni në tualetin e eventit tuaj! Maskara nuk do më shumë se vetëm pak reprezentim në çdo qerpik, nuk keni nevojë ti bëni shumë të gjata, veç të zmadhoni bazën duke i lyer 2 herë në secilin sektor. Dilni dhe mahnitni me shpejtësi e bukuri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat